Tension në Jeruzalem, Izraeli ngre 1100 shtëpi të reja

Miratimi i planit për 1100 shtëpi të reja në pjesën lindore të Jerusalemit, nga ana e qeverisë së Tel Avivit ka shkaktuar pakënaqësi në selinë e OKB-së dhe në Bruksel, ndërsa Shtëpia e BArdhë ka thënë se vendimi nuk i shërben bisedimeve me palestinezët. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha se plani i Izraelit “do të duhet të mos zbatohet, pasi shkatërron negociatat për paqe me palestinezët.

OKB e ka kritikuar planin, pasi zyrtarë të saj thanë në Këshillin e Sigurimit, se vendimi i Izraelit paraqet “shqetësim të veçantë. Vendbanimet e reja në territoret e pushtuara palestineze ishte arsyeja e parë për dështimin e bisedimeve që paraqiti presidenti palestinez, Mahmud ABaz gjatë fjalës së tij në OKB, ku paraqiti kërkesën për njohje të plotë të shtetësisë.

Juli Prifti

Përsëri një “Letër e hapur”…?!. “Kandidatit” për “Nobel”, Ismail Kadare

Nga Agim Doçi

O gjeniu ynë i madh Kadare!

O populli ynë i “vogël” shqiptar!

Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë!…

M’u kujtua që të gjitha “Letrat e hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra e kanë origjinën nga Gjirokastra (!).

E mbani mend të nderuar lexues që të gjithë “Letrat e hapura” që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH, i hartonte një gjirokastrit? Continue reading

Kantrimen: Zgjedhjet e 8 majit, më të mirat në historinë e Shqipërisë

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen, përshëndeti procesin zgjedhor në Shqipëri, megjithë mosmarrëveshjet e fundit mbi numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, vendim që, siç tha ai, do ta marrë Kolegji Zgjedhor.

Zoti Kantrimen tha se përfundimi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë edhe perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë Tomas Kantrimen vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet vendore në Shqipëri, duke thënë se kjo tregon interesin shqiptarëve për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë.

“Dua të përshëndes votuesit në Shqipëri jo vetëm për pjesëmarrjen e lartë, por edhe për një proces paqësor votimi. Kjo, – tha Kantrimen, – është fitore e madhe për popullin shqiptar”. Continue reading

KQZ: Lulzim Basha zyrtarisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës

TIRANË-Lulzim Basha, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, është shpallur dje zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me 4 vota pro dhe 3 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me tagrin e KZAZ-së së përgjithshme të kryeqytetit, shpalli në orën 23:04, se Basha është fitues me 81 vota më shumë se kandidati tjetër socialist, Edi Rama.
Nga shumatorja e tabelave të 11 KZAZ-ve të Tiranës, KQZ-ja bëri të ditur se Basha ka siguruar 124 786 vota, Rama 124 705 vota ndërsa kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi 1394 vota. Më 8 maj kryeqytetasit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre. Continue reading