Berat (Start) – Katër deputetët e qarkut të Beratit kanë denoncuar publikisht mbylljen e shkollave e spitaleve dhe të gjithë administratës shtetërore në këtë qark për shkak të turit e Nënkryetares së PD njëkohësisht, Kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli.

Deputetët e Qarkut të Beratit, Bashkim Fino, Erion Braçe e Marko Bello në një komunikim mediatik kanë shprehur shqetësimin se Znj. Topalli duke shpërdoruar autoritetin e saj si Kryetare e Kuvendit ka mbyllur të gjithë institucionet e arsimit dhe shëndetësisë.

Përmes një deklarate për shtyp ata u shprehën se “Duke shfrytëzuar autoritetin e saj si kryetare e Kuvendit, duke shfrytëzuar politizimin thelbësor të institucioneve të arsimit dhe të shëndetësisë, si në të gjithë vendin edhe në qytetin e Beratit, prej orës 8:30 të mëngjesit të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, në rrethet Kuçovë dhe Berat janë mbyllur. Mësueset prej ditës së djeshme janë urdhëruar të lënë ditën e punës dhe të jenë në mitingun e nënkryetares së Partisë Demokratike në kalanë eBeratit. Po kështu që nga ora 10:30 infermieret e spitaleve të Beratit dhe të qendrave shëndetësore të qytetit janë urdhëruar të lënë punën dhe të marrin pjesë në mitingun e nënkryetares së PD në Berat”.