Dielli u rindez dhe sipas gjasave gjithçka i është kthyer normalitetit. Pra një cikël i ri po fillon. Kështu shkruan gazeta e madhe italiane Corriere della Sera. Ndërsa pak ditë më parë mësuam se dielli ishtë në lëvizjet e tij më të ngadalta të 50 viteve të fundit. Astronautët njoftuan ditën e shtunë se një njollë është shfaqur, shenjë kjo e pagabueshme për një rifillim të aktivitetit të Diellit. Aktiviteti i diellit ka interes të veçantë edhe për jetën në planetin Tokë pasi fenomeni i njollave është i lidhur me misionin fluid të rrezatimit sepse shkakton stuhi gjeomagnetike në planetin tonë. Ndryshe mund të themi se shkakton probleme në satelitët në orbitë, në sistemet e komunikacionit dhe në rrjetet elektrike.

Njollat diellore u vëzhguan për herë të parë nga Galileo Galilei në 1611 dhe janë zona të fotosferës me temperaturë më të ulët nga zonat aktive. Më parë kanë ndodhur edhe pasoja më të rënda dhe janë të dokumentuara. Por në 2008-tën, kjo po bënte lajm, pasi ishte parashikuar të ishte rilindja më e qetë e kohës hapësinore. (Vëzhgimi i fundit nga NASA u bë më 29 shtator. Dielli në foto është shkëputur nga vëzhgimi i fundit i tij).

Ciklet e ndryshme diellore që kanë ndodhur gjatë shekujve, sigurisht, kanë patur karakteristika të ndryshme: disa kanë qenë më të qetë, disa më të fortë. Njolla tjetër që po rindërtohet është parashikuar  që të jetë më e moderuar sepse kjo ka një kuptim shumë relativ pasi njolla apo të cara të tilla kanë dimesione aq të mëdha sa mund të mbajnë planetin tonë më shumë se njëherë.

Duke bërë një analizë të të dhënave të marra nga anijet kozmike, në ëebsite  http://www.boston.com shkruhej dy ditë më parë se “dielli është tani në fazën e tij më të qetë pas 11 vjet rrotullimi. Në fakt ai ka qenë jashtzakonisht i qetë këtë vit. Dielli ka lëshuar rrezet më të ulta në 50 vitet e fundit. Shkencëtarët janë të shqetësuar për këtë lloj qetësie të diellit. Ata  janë duke monitoriaur gjithë hapësirën tonë qiellore me satelit dhe teleskop.