Lezhë(start)- Rreth 25 nxënës të shkollës së Fushë Kuqes janë drejtuar sot në spitalin e Lezhës, me simptoma helmimi. Pakoja ndodhej në ambientet e shkollës, ndërsa mbi të shkruhej se lënda ishte e rrezikshme. Të rinj të tjerë, kryesisht të moshës 16,17,18 vjeç, ia janë drejtuar sot spitalit, për të zhvilluar kontrolle.

Fëmijët kanë dhimbje koke. Por megjithatë, drejtori i Spitalit të Lezhës, ka mohuar që të ketë helmime, ndërsa tha se nxënësit më shumë janë përfshirë nga paniku, se sa nga helmimi.

Nxënësit shfaqin shenja intoksikimi nga helmi, por asgjë nuk është sqaruar plotësisht. Ende nuk dihet as lloji i lëndë helmuese. Gjithçka pritet të sqarohet në orët në vazhdim.

Një ditë më parë rreth 10 nxënës dhe dy mësues mbetën të helmuar nga lënda “enigmatike”. Ata u shtruan në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe në atë të Lezhës, duke marrë mjekimet e duhura.