Vlorë – Ka gjetur vdekjen sapo ka pirë ilaçet e zakonshme për depresion. I riu 28-vjeçar nga qyteti i Vlorës ndërroi jetë mesnatën e djeshme në spital. Sipas familjarëve, prej 8 vjetësh ai kurohej rregullisht me dy tableta, për depresion. Kurë kjo e dhënë nga mjeku që e ndiqte. “Ai piu si zakonisht të dyja tabletat dhe menjëherë pas kësaj i filluan komplikacionet”, shpjegojnë familjarët. Por ndërsa familjarët thonë se piu ilaçet e depresionit mjekët thonë se vdiq nga polmonarja. Por a ishte vertet ky shkaku i vdekjes apo diçka tjetër, pritet ta nxjerrë autopsia.

Mësohet se pas dërgimit në spital mjekët i dhanë ndihmën e parë, por sërish përpjekjet kanë qenë të kota, pasi i riu kishte ndërruar jetë. Sipas mjekëve ,shkak i vdekjes mendohet të jetë një sëmundje polmonare. Burime nga spitali kanë konfirmuar se ndihma e dhënë 28-vjecarit, në prezencë edhe të familjarëve të tij, ka qenë maksimale