Tiranë(start)-Sfidat e mijëvjeçarit të ri, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, Withers tha se veprimet e fundit të Kuvendit, që miratuan ligjin për gjyqësorin po cenojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Sipas Withers, ligji i ri për gjyqësorin, është shqetësim për demokracinë në Shqipëri.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, tha se Shtetet e Bashkuara, janë të interesuara për demokracinë në Shqipëri, ndërsa ftesa për në NATO iu bë asas, në mënyrë që të paraqiste standarde demokracie, dhe këto standarde sipas Withers, nuk arrihen sipas tekave të zyrtarëve. Ai i ka kërkuar qeverisë Berisha, që të përmirësojë marrëdhëniet midis institucioneve, ndaj ditët në vijim janë ditë pritshmërie për qeverinë, në mënyrë që të tërhiqet nga presionet.

Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha tha se korrupsioni po gërryen drejtësinë. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe ministri i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha.