Sarandë- Ndërpriten kërkimet në liqenin e Butrinit për gjetjen e 18-vjeçarit, Ndriçim Myftari. Pas tre zhytjesh të pasuksesshme të polombarëve, për momentin janë ndërprerë kërkimet.

Herën e fundit, polombarët e angzhuar në këtë operacion kanë qëndruar në ujë dy orë me radhë, por sërish nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.

Sipas burimeve të policisë, pritet të mbërrijnë edhe forca shtesë, ndërkohë që policia ka nisur kërkimet për gjetjen e adoleshentit në zonat përreth, jashtë liqenit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen familjarët dhe të afërmit e të riut, i cili është dkelaruar i zhdukur pasi nuk figuron as në listën e të mbijetuarve të tragjedisë e as në atë të viktimave.

Babai i djalit kërkon shtimin e numrit të polumbarëve në mënyrë që të kontrollohet mirë e gjithë zona. “Të më gjejnë djalin. I kërkoj policisë që njërin prej të shoqëruarve që është i banor i zonës dhe ka qenë zhytës ta sjellin në vendin e ngjarjes që ai të tregojë se ku ka ndodhur ngjarja”- thotë babai i Ndriçimit.

10.35
Tragjedia-Butrint, familjarët apel për gjetjen e 17 vjeçarit

Sarandë- “Kërkoj që nipi im të gjendet sa më shpejt”. Kështu është shprehur me ankth, xhaxhai i Ndriçim Myftarit, njërit prej udhëtarëve të varkës që u përmbyt mbrëmë. Ky apel konfirmon se pas dy të vdekurve kemi edhe një të humbur nga kjo tragjedi. Familjarët nuk arrijnë të besojnë për humbjen e 17-vjeçarit, dhe shpresojnë në gjetjen gjallë të tij. Xhaxhai i tij, Bashkimi, i kërkon strukturave shtetërore të intensifikojnë kërkimet në të gjitha drejtimet. “Ne nuk ikm që këtu pa e marrë djalin të gjallë a të vdekur”, shprehet ai

Ndërkohë në liqen ka nisur që në orët e para të mëngjesit kërkimi i polumbarëve për gjetjen e trupave të pajetë. Mendohet të jetë një i humbur dhe përkatësisht Ndriçim Myftari, 17 vjeç nga Lushnja. Humbjen e rij e kanë denoncuar dy shokët bashkëudhëtarë që tashmë kanë dalë nga uji dhe familjarët e tij në vendin e ngjarjes.

08:50:00

Tragjedia, nisin kërkimet për gjetjen e trupit të mbytur

Dyshohet se një 17-vjeçar gjendet në ujrat e Butrintit pas përmbytjes së varkës mbrëmë në Sarandë. Polumbaret kane rinisur kërkimet sot në orët e para të mëngjesit. Ai mendohet të jetë viktima i tretë i kësaj tragjedia pas gjetjes së trupit të pajetë të Edlirës 22 vjeçare dhe foshnjës së saj 3 muajshe. Por ende ka dyshime për të mbytur të tjerë.

Deri tani mësohet zyrtartisht se është mbytur mbrëmë rreth orësh 19.18, foshnja 3-muajshe dhe nëna e saj 22-vjeçare.Ngjarja ndodhi ëe liqenin e Butrintit në Sarandë teksa 24 persona tentonin të kalonin ilegalisht në shtetin fqinj, Greqi.

Të mbytur janë: Elvira Jaho dhe Klara Jaho, ndërsa Dritan Jaho 27 babai i foshnjës ka shpëtuar dhe gjendet në gjendje shoku në spitalin e Sarandës.

Policia e shtetit raportoi emrat e 22 personave të mbijetuar. Ata ndodhen në komisariatin e policisë së Sarandës dhe po merren në pyetje. Ata janë duke dhënë versione për numrin e personave në varkë, identitetin e tyre, etj. në bazë të këtyre dëshmive ngjarjen mbi bazë e së cilave do të dalë nëse ka ende trupra të mbytur në liqen. Nga 22 të mbijetuar, 4 janë në gjenjde të rëndë në spital. Ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmën e parë dhe kanë dalë tashmë nga spitali.

Ndërkohë mësohet se dy persona janë shoqëruar në polici. Njëri prej tyre është pronari i varkës së përmbysur dhe tjetri timonieri i saj.Destinacioni final i pasagjereve të varkës ishte kufiri tokësor me Greqine.

08:15:00
Varka me klandestinë, mbyten nënë e bijë

Emigranti 26-vjeçar dhe familja e tij ishin kthyer pas një fatkeqësie në Berat. Paguan 1500 euro për vdekjen

Dritan Jaho: Si humba gruan dhe vajzën në Butrint

SARANDË- Dritan Jaho, i mbijetuari i një tragjedie të re në kalimin ilegal të kufijve ka humbur gruan e tij, Elvirën dhe vajzën 8-muajshe, Klarën, në liqenin e Butrintit. I traumatizuar dhe në gjendje të rëndë psikologjike, 26-vjeçari nga Lapardhaja e Beratit ka dëshmuar në spitalin e Sarandës minutat që i morën njerëzit më të dashur, gjatë tentativës për të kaluar ilegalisht në Greqi.

“Ishim 22 vetë, që u nisëm nga liqeni i Butrintit për të hyrë në detin Jon, me një varkë me lopata. Në breg ishin mbi 30 vetë, por disa refuzuan tëhipnin, pasi varka ishte e tejmbushur”,-ka mundur të thotë Dritan Jaho në spitalin e Sarandës. Ai ka shtuarse varka është fundosur në liqen, vetëm 300 metra larg vendit të nisjes.

Sipas të mbijetuarit, organizator i këtij rrjeti të kalimit klandestin ka qenë një i ri nga qyteti i Fierit. Dritan Jaho kishte mësuar prej tij se 22 personat do të përshkonin me barkën me lopata liqenin e Butrintit dhe kur t’i afroheshin detit Jon, do të futeshin në një anije që do të përshkonte rreth orës 20.00 të mbrëmjes, vendin drejt së cilit ata po lundronin.

Kjo anije do t’i çonte drejt portit të Korfuzit, në Greqi. Kjo ishte dhe skema e përpjekjes klandestine që kishte për organizator një djalë të ri nga Fieri, i cili ka dalë nga barka dhe ka arritur të zhduket në një nga dy brigjet që gjendeshin pranë vendit ku u përmbys varka.

Dritan Jaho ishte emigrant me dokumente të rregullta në Greqi, por të njëjtin fat nuk e ka pasur bashkëshortja e tij, Elvira Jaho. Ata janë martuar një vit më parë në Korinth të Greqisë dhe tetë muaj më parë, çifti i ri ishte bërë me një vajzë, Klarën. Ka qenë një fatkeqësi në familjen e Elvirës ajo që e detyroi familjen Jaho të merrte rrugën e kthimit, edhe pse pa dokumente.

Në familjen e Dritan Jahos, në Lapardha të Beratit mësojmë se çifti ka drekuar aty dhe më pas janë nisur me shpejtësi në drejtim të Sarandës. “Dritani kishte qenë 3 ditë më parë në Sarandë, për të gjetur një mundësi për t’u nisur drejt Greqisë. Atje kishte kontaktuar me një person dhe kishte zënë radhën”,-thotë një i afërm i Dritan Jahos, në shtëpinë e të cilit janë hapur dyert e zisë.

Sipas familjarëve, Dritani ishte përpjekur prej më shumë se një viti të siguronte dokumenta për gruan dhe vajzën 8-muajshe, e pasi nuk kishte mundur, ka marrë përsipër rriskun e të qenit edhe një tjetër herë klandestin, duke paguar 1500 euro për vdekjen.Por fati nuk ishte me të dje, mbi atë varkë në liqenin e Butrintit, ku humbi gruan 21-vjeçare dhe vajzën 8 muajshe, Klarën.L.Sejdini/ D.Jaho

NË SPITALIN E SARANDËS

Dritan Jaho Fier

Sokol Ibrahimi Tiranë

Maringlen Hoxha Fier

Klodian Salliu Durrës

Indrit Harizaj Fier

REAGIMI

Prençi: Klandestinët, me anije në Greqi

Në varkën me lopata, që u përmbys mbrëmë në orën 19.30 gjendeshin 12 persona dhe në çastet fatale gjendej vetëm 300 metra larg nga nisja e detit Jon, në liqenin e Butrintit. Këtë e konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Ai tha se deri tani konfirmohen dy të vdekur dhe tetë të mbijetuar, ndërsa po kryhen kërkime për gjetjen e personave të tjerë.

Kryepolici Prençi ka deklaruar se kishin marrë të dhëna në rrugë operative se një varkë po nisej për në Greqi në përpjekje për të kaluar në mënyrë klandestine. “Ne e kemi lokalizuar varkën pa motor, por me lopata, pikërisht 300 metra larg nisjes së detit Jon, ndërsa dyshojmë se varka po përdorej vetëm për një kalim transit deri në një pikë të detit Jon ku edhe do të merreshin nga një anije e cila do t’i çonte klandestinë në Greqi, ndërsa kalonte në det të hapur për në portin e Korfuzit.Ahmet Prençi tha se klandestinët janë kryesisht nga Berati e Fieri, por nuk mungojnë edhe nga zonat e veriut të vendit.

Marseli, një nga tre personat në gjendje shoku, tregon se si ndodhi

Dëshmia: Elvira dhe foshnja ranë të parat

I tronditur nga gjithçka që ka ndodhur, në gjendje shoku. Është vetëm 18 vjeç e megjithatë e ka provuar frikën e vdekjes. Marsel Mataj, nga Bubullima e Lushnjës ndodhet i mbështjellë me batanije në spitalin e Sarandës, ku u soll në një gjendje të rëndë, pas fatkeqësisë së ndodhur. I pyetur lidhur me atë çka kujton se ndodhi, 18-vjeçari Mataj shprehet se kishin ardhur në Sarandë për të kaluar në Greqi në mënyrë klandestine.

Marsel, çfarë mund të kujtoni lidhur me atë që ndodhi?

Erdhëm për të kaluar klandestinë. Hipëm në dy varka, me nga 11 vetë secila. Varka e parë kaloi, ndërsa e jona nuk mundi.

Çfarë ndodhi?

Mbaj mend që varka humbi ekuilibrin dhe si pasojë u anua dhe u rrëzuam në ujë.

Mbani mend kush ra i pari?

Në momentin e parë në ujë ra një grua me një fëmijë. Në moment një gjë e tillë na krijoi ankth të gjithëve, sepse varka humbi ekuilibrin, kështu që u hodhëm të gjithë. Mundëm të shpëtonim, pasi u kapëm fort pas varkës.

25 persona të nisur për në shtetin fqinj, 13 prej tyre rrezikuan të ndërronin jetë pas përmbysjes së një varke

Tragjedi në Sarandë, dy të vdekur

SARANDË- Dëshira e pafund shqiptare për një jetë më të mirë larg vendit shënon tragjedinë e radhës. Një nënë dhe një foshnjë e vdekur, ndërsa 23 të tjerë rrezikuan të ndërronin jetë pas përmbysjes së një varke, e cila do t’i shpinte ata nga Butrinti në Xarrë. Gjithçka ndodhi mbrëmë rreth orës 19:00, pranë liqenit të Butrintit. Ndërsa fillimisht u përfol se numri i viktimave shkonte rreth 10, kalimi i kohës “qetësoi shifrat”, duke lënë vetëm dy emra: Elvira dhe Klara Jahon.

Ngjarja

Mbrëmjen e kaluar, një grup prej 25 vetësh, me dy varka, tentuan që të kalonin për në Greqi. Për t’iu shmangur postbllokut të shërbimeve të policisë kufitare, të dislokuara pranë vendit të quajtur “Lundra”, personat kanë marrë varkat pas parkut, tek ish-peshkimi, në vendin e quajtur “Bufi”. Të ndarë nëdy varka, shtetasit janë nisur për në Xarrë, por fatkeqësisht, pasi kanë lundruar rreth 60 metra nga bregu, njëra nga varkat është përmbysur duke i hedhur në ujë të gjithë. Nga hetimet e deritanishme rezultoi se barka e përmbysur ishte prej druri, dhe përdorej nga peshkatarët për gjuetinë e midhjeve, dhe në të kishin hipur 13 persona

Ndërhyrja

Pas konstatimit të ngjarjes që po ndodhte, kanë ndërhyrë menjëherë punonjësit e patrullës së policisë kufitare, duke shpëtuar shtatë prej personave. Më pas u thirrën përforcime duke sjellë në vendngjarje katër ambulanca dhe rreth 50 efektiva policie. Pas kontrollit të realizuar rezultoi se ishin mbytur Elvira Jaho, 21 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, dhe vajza e saj tremuajshe, Klara Jaho.

Policia

Në fund të përpjekjeve për shpëtimin e të gjithë personave, policia e shtetit doli në një konferencë për shtyp, duke u shprehur se varkat ishin nisur nga Butrinti për në Xarrë me qëllim kalimin për në Konispol e më tej në Greqi. Në komisariat u shoqëruan 24 persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen, mes tyre edhe Ahmet Bushi, 52 vjeç, nga Qafë-Gjashta, dhe Ilir Meta, 33 vjeç, nga Vrina. Burimet zyrtare të policisë u shprehën se Bushi ishte pronar i varkës së përmbysur, ndërsa Meta drejtues i saj. Në Sarandë shkuan edhe drejtues të policisë së qarkut të Vlorës, si dhe drejtues të antitrafikut të Policisë së Shtetit.

Personat e shoqëruar në polici

1. Skëndër Ruçi, i lindur në 1965 në Portës, fier

2. Elidon Manaj, lindur në 1974 në Patos, Fier

3. Brunilda Manaj, lindur në 1981 Patos, Fier

4. Gerti Duraj, lindur në 1986 Frakull Fier

5. Erion Duraj, lindur në 1987, Frakull Fier

6. Marsel Mataj, lindur më 1990, në Lushnjë

7. Elton Mehmeti, lindur më 1980 në Cërrik

8. Taulant Duraj, lindur në 1988 Frakull Fier

9. Artan Cobaj, lindur në 1992, Portës Fier

10. Sajmir Xhekalili, lindur më 1981 në Rukaj, Mat

11. Qemal Stashkollari, lindur më 1992, Lushnjë

12. Valbona Senja, lindur më 1982 Elbasan

13. Agim Shermadhi, lindur më 1956, Klos Elbasan,

14. Indrit Azisaj, lindur më 1988 në Fier

15. Fatjon Sene, lindur më 1990, Mollas Elbasan

16. Ardian Lazaj, lindur më 1976 Mallakastër

17. Lavdosh Kuca, lindur më 1973 Tepelenë

18. Vambaster Gjinushi, lindur më 1989, tepelenë

19. Klodian Calliu, lindur më 1987 në Durrës

20. Sokol Mali, lindur më 1985 në Pezë Helmes Tiranë

21. Maringlen Hoxha, lindur më 1978, në Fier

22. Denis Zema, lindur më 1991, në Lushnjë

Viktimat

Elvira Jaho, 21 vjeçe

Klara Jaho, 3-muajshe