Një trup i katërt i gjetur në thellësitë e Liqenit, përmbysi idenë së tragjedia e Butrintit përfundoi me mbrëmjen e së dielës. Ndërkohë rreth dy orë më parë një tjetër i mbytur u gjet nga polumbarët. Të dy trupat e pajetë dyshohet se i përkasin personave që ndodheshin në barkën që u mbyt në Liqenin e Butrintit. Bashkë me ta numri i viktimave të tragjedisë arrin në katër. Ndërkohë rezulton i zhdukur ende adoleshenti, Ndricim Myftari nga Lushnja. Vazhdojnë kërkimet

SARANDE
Tragjedia e Butrintit, nxirret nga uji një trup i katërt

Ora 13-40-Tragjedia e Butrintit është më e thellë nga sa u mendua fillimisht. Një trup i katërt u nxorr sot nga thellësitë e Liqenit pas kërkimeve intensive të polumbarëve. Nuk dihet nise trupi i katërt i gjetur ka udhëtuar në të njëjtën varkë që u përmbys ditën e djelë me 13 persona në bord. Policia dyshon se ky trup i gjetur prane vendit ku u mbyt varka i përket mbrëmjes së tragjedisë. Kufoma e moshës rreth 20-25 vjec që u gjet në këto momente është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës, ashtu si trupi tjetër që u gjet rreth orës 11:20 minuta. Prindërit e 17 vjecarit të humbur deklaruan sërisht se as kjo kufomë nuk i përket djalit të tyre që konsiderohet i humbur prej mbrëmjes së të dieles. Me trupin e mbytur të gjetur sot rreth orës 13:00, tragjedia në Liqenin e Butrintit shënon 4 viktima. Në Sarandë nuk ka familjarë që kërkojnë të humbur përvec familjes së adoleshentit, Ndricim Myftari nga Lushnja.

Policia: Trupi i trete, ndoshta i trafikantit

Ora 12:40-Duket se jane drejt zgjidhjes dilemat për trupin e mbytur qe u gjet sot në mesditë ne ujërat e Liqenit te Butrintit. Policia dyshon se trupi i përket një prej organizatorëve të trafikut të klandestinëve mbrëmjen e së dieles. Pas deklarimit të babait të 17 vjecarit se trupi i mbytur nuk i përket djalit të tij, ekspertë mjeko-ligjorë kqyrën me imtësi kufomën. Dyshohet se kufoma mund të jetë rreth 30 vjec dhe t’i përkasë një prej trafikantëve që tentoi të kalojë në bregun grek varkën me 13 persona e cila u mbyt nga mbipesha. Menjëherë pas tragjedisë, u shpallën në kërkim organizatorët e këtij trafiku që shkaktoi tragjedinë.

Flet babai i 17 vjecarit te humbur: Kufoma e mbytur nuk ishte im bir

Ora 11:45-Babai i 17 vjecarit të zhdukur nga Lushnja deklaroi se trupi i mbytur i gjtur sot në ujrat e Butrintit nuk është i biri. Në një kontakt telefonik me TV News24, Ylli Myftari, babai i Ndricim Myftarit i rezultuar i zhdukur natën e 18 Tetorit tha se këtë fakt e dëshmoi vetë pas këqyrjes së kufomës në morg. “Djali im kishte veshur xhinsa, kurse viktima kishte pantallona me ngjyre tjetër. Djali im është 17 vjec, kurse kufoma dukej më i vjetër në moshë, madje kishte dhe mjekër. Fytyra ishte shumë e dëmtuar, dukej sikur kishte në ujë më shumë se dy ditë”, rrëfeu për News24, babai i 17 vjecarit.
Babai i 17 vjecarit dyshon se djali i tij mund të jetë gjallë dhe të ketë shpëtuar me not pas mbytjes së varkës me 14 persona në bord.
Ndërkohë burime jozyrtare nga policia kanë bërë të ditur për korrespondentët e News24 në vendngjarje se trupi i mbytur i gjetur sot në Liqenin e Butrintit nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë së mbrëmjes së të dieles. Sipas tyre, trupi është në shkallë të lartë dekompozimi pasi ka qëndruar më shumë se dy ditë i mbytur në ujë.
Ndërkohë polumbarët dhe ekspertë te RENEA-s vazhdojnë kërkimet në ujrat e Liqenit të Butrintit.

Policia gjen trupin e pajetë i 17 vjecarit

Ora 11: 30Trupi i adoleshentit nga Lushnja Ndricim Myftari gjendet në ujrat e Liqenit të Butrintit. Bashkë me 17 vjecarin, tragjedia e rëndë e së dieles mbrëma datë 18 tetor shënon 3 viktima. Në tragjedinë e Butrintit humbën jetën një nënë 22 vjecare dhe foshnja e saj 3 muajshe. Viktimat së bashku me 21 persona të tjerë tentuan të kalojnë liqenin e Butrintit në anën tjetër të kufirit, Greqi në mënyrë klandestine.
Ndricim Myftari, 17 vjec u deklarua i humbur dje pas dëshmive të familjarëve të tij.
Ata kërkuan me insistim gjetjen e të dashurit të tyre, pasi ishin të bindur se ai ndodhej në varkën që u mbyt në ujrat e Liqenit së bashku me 13 klandestinët e tjerë që tentuan të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Trupi i Myftarit u gjet në 17 metra thellësi falë kërkimeve të polumbarëve të RENEA që ndodhen në vendngjarje që natën e tragjedisë. Të mbijetuarit dëshmuan se tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale për shkak të mungesës së dokumentacionit të ligjshëm për të prekur kufirin grek. Sipas tyre kushtet ekonomike i detyruan të lënë atdheun për të gjetur punë në Greqi që të mund të mbanin familjet me të ardhura.

(d.b/BalkanWeb)