avioni3Zevendesministri francez i Transporteve, Dominique Bussereau, duke folur mbi avionin e “Air France” qe u zhduk gjate udhetimit nga Rio per ne Paris, ka deklaruar se per momentin nuk dihet asgje dhe se cdo hipoteze do te ishte e rreme dhe e gabuar. “Ftoj te gjithe qe te tregohen te kujdesshem, pasi po qarkullojne shume informacione. Duhet te marrim kohen qe na nevojitet. Kemi detyrime edhe ndaj familjareve te pasagjereve”, ka deklaruar Bussereau.

Nderkohe, forcat ajrore braziliane kane derguar ne zonen ku u zhduk aeroplani nje avion per te kontrolluar nese mjeti fluturues eshte zhytur ne oqean.