zyra-shijakEshte tentuar te digjet zyra elektorale e socialisteve ne periferi te qytetit te Shijakut. (UPDATE) Rreth ores 2.00 te mengjesit te sotem persona ende te paidentifikuar kane hedhur benzine ne deren e kesaj zyre e me pas i kane vene flaken duke djegur flamujt elektorale te Partise Socialiste, te cilet ishin perdorur pak ore me pare ne mitingun qe u organizua ne qytetin e Durresit.

Pak ore me vone pas ngjarjes policia nisi hetimet duke marre shenjat qe autoret ende te paidentifikuar kane lene ne vendin e ngjarjes.

Nderkohe socialistet dhane versionin e tyre per kete ngjarje.

“Ajo qe ka ndodhur ne Xhafezotaj eshte ne vazhden e shume kercenimeve qe po vijne nga perfaqesues te larte te PD-se. Ky eshte presion i drejtperdrejt dhe qellimi i Berishes per ta kthyer 92-96 duket se ka nisur”, u shpreh Blendi Klosi, kandidat i Partise Socialiste ne Durres.

Vetem pak dite me pare ishte nje tjeter zyre elektorale e socialisteve e cila eshte sulmuar. Ngjarja e pare ndodhi ne kryeqytet ne rrugen “Don Bosko”.