Ajo ka qene perfaqesuese e Shqiperise ne Bienale te ndryshme, eshte ideatorja e fotos me grate shtatzena, veper qe u punua me rastin e hyrjes se vendit tone ne NATO, por kesaj radhe vjen me nje ekspozite vetjake, qe shpreh 24 oret e saj nga pikepamja filozofike. Pedagoge e Tekstilit dhe Fashion design ne Akademine e Arteve, Najada Hamza, njekosheisht bashkeshorte e Arben Imamit, celi pasditen e se enjtes, ne ambientet e Ambasades Gjermane ne Tirane, ekspoziten vetjake te titulluar “28 Maj”. Sipas saj, dita eshte e rastesishme, pasi mund te ishte psh., edhe 24 maji, por kjo perkoi me daten kur ambientet e galerise ishin te lira. Ne fakt, 28 maji eshte nje flete e vecuar enkas ne kalendar, per te qendruar e menduar pak me gjate mbi te gjitha ndjesite, veprimet, ekzistencen, mendimin pergjate nje dite. “Kjo eshte dita ime e kallezimit te gjerave, atyre te thjeshta dhe jo te thjeshta, qe une perjetoj. Te jete ditari i perjetimeve te ndergjegjshme ose te pandergjegjshme, por kete here te marra ne menyre te vemendshme per t’i percjelle vizualisht”, shprehet Najada Hamza. Ne qender te ekspozites eshte Femijeria- imazhe te jetes se hershme, te lidhura padyshim me mendime te caktuara; Pema e Jetes- nje strukture qelqi qe mban ne brendesi disa foto te perzgjedhura me kujdes, te cilat strukturojne dhe vizatojne historine e shkuar dhe ate te tashme; 7 Evat- forma dy dimensionale qe ngjizen prej materialesh mendafshi, elemente te tapicerive mesjetare etj.; Senduku Martesor- nja material i qendisur qe femrat e reja punonin me dore, per te mbeshtjelle pajen dhe qe ve ne qender formalitetin e ketyre imazheve dhe fatin e metejshem te vajzave; Classic Park-in; ne kujtim te koheve kur bari ishte ngado.

Cili eshte qellimi i kesaj ekspozite Najada?

Ideja ime ishte kjo, duke u perpjekur qe te gjej nje subjekt ose nje teme per nje ekspozite, mendova te merrja nje dite, me te gjitha mendimet qe me kalojne ne koke gjate saj. Ne mendojme shpeshhere se nje dite eshte e pavlere, nuk e identifikojme me veprimet, detyrat, detyrimesh. Keshtu, duke u perpjekur te identifikoj te gjitha ato qe bej gjate nje dite, pashe qe gjyshja ime ishte me mua kur gatuaj, bashke me aromat ne kuzhine, kur eci ne rruge dhe shoh shtepi te vjetra, rrok endrra gjysherish e stergjysherish, kompjuteri nuk mund te mos me kujtoje rrugetimin e gjate te tim eti, portreti i vajzes sime me intrigon per krijimin, makinat plot pluhur me kujtojne ditet pa makina dhe plot varferi etj. Keshtu, identifikova dhe mblodha rreth vetes materiale, ndjesi, kujtime, prekje, per te rrefyer thjeshte ate qe jetoj dhe hedh tej cdo dite.

Pse u zgjodh pikerisht data 28 Maj per celjen e kesaj ekspozite?

Kjo ishte data qe ambasada kishte te lire ambientet. Mund te ishte edhe data 24, psh. Dua te dini qe kjo eshte dita ime.

Shohim qe ekspozita nis me foton tuaj te femijerise, e mandej me Pemen e jetes…

Te gjitha kujtimet e gjysherve dhe familjareve i kam shprehur te Pema e jetes. Une marr tulla qelqi dhe vendos ne to foto te familjes, qe nga stergjysherit, gjysherit, bashkimet e familjeve etj., dhe nuk i shoh vetem kronologjikisht si foto, por duke i vendosur me njera-tjetren ngrihet nje godine, sepse e shkuara eshte nje godine, nje konstruksion. Ndaj ideja e tulles ka qene funksionale ne kete rast. I njejti cikel, eshte ai me foton time te vogelise, me fotot formale qe detyroheshim te benim kur ishim femije, te nje formati standard me raste festash etj. Keto situata lidhen me femijerine, me te shkuaren. Pyetje te tjera stimulohen edhe nga procese te thjeshta gjithashtu, si psh., kujdesi per vajzen, qe nga vezhgimi i portretit te saj, ngjashmerite etj. Kjo lidhet me procesin e 7 Evave, qe thuhet se kane qene ato qe jemi ne sot, pra nenat tona. Me tutje, eshte senduku martesor. E lidhur prape me familjen, ne qender eshte nje qendisje qe dikur e benin grate per pajen. Gjithmone, kur ajo qendisej, endrrat dhe shpresat ishin shume te medha, por fati asnjehere nuk dihej. Ndaj po te shihni copa e qendisur eshte e ndare ne mes, sepse aty ka nisur rrugetimi, rrugetimi i bashkimit ne cift. Te gjitha keto jane copeza kujtimesh qe ngjasin ne nje dite, por qe ne te njejten kohe kane nje thelb jetesor qe eshte me shume se nje dite, thuajse nje jete.

Nderkohe, aty mbyllet cikli?

Cikli as nuk mbyllet, as nuk fillon. Une nuk eshte se e nis me vepren ketu, e as e mbaroj me ate ne fund. Keto jane copera te identifikuara te nje dite, te atyre veprimeve qe une kryej cdo dite.

Sa kohe ju eshte dashur per te realizuar ciklin e dites suaj?

Natyrisht qe eshte nje cikel qe eshte mbajtur gjate ne dore, qe vjen nga kohe te ndryshme. Nderkohe, keto pune nuk jane bere enkas per kete ekspozite, keto jane ngjizur per kete ekspozite.

Ideja filozofike e jetes qe keni rrokur ne kete ekspozite, eshte origjinale, apo e keni huazuar diku?

Koncepti eshte krejtesisht i imi. Eshte padyshim origjinal. Ideja ishte qe une te shkruaja gjithe historine time, per te qene sa me e vertete. Domethene, ketu kam zgjedhur nje dite timen.

Si e kane pritur deri tani shikuesit, e kane kuptuar mire ate qe keni dashur te shprehni?

Nuk e di si e kane pritur, duhen pyetur ata me mire.

Ju keni nje aktivitet intensiv edhe me studentet. Me cfare jeni marre keto kohe?

Sapo kemi ardhur nga nje workshop me studentet ne Universitetin e New Oreleans ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku iniciuam nje exchange program me ta. Ishte nje eksperience fantastike, paraqitem pune te studenteve mbi nje teme per riciklimin, qe eshte nje ceshtje shume aktuale ketu ne Shqiperi, ndersa une isha kuratore e ekspozites. Punimet ishin realizuar me materiale qe studentet i riciklonin nga mbeturinat, qe u kthyen ne vepra arti.

Si eshte niveli i studenteve tane te artit, ne raport me ata ne SHBA? Mund te beni nje krahasim?

Them se u pritem shume mire dhe pritesh mire kur tregon nje nivel te caktuar te pelqyeshem. Per kete arsye, ata iniciuan nje program shkembimesh mes dy universiteteve, qe ndodh per here te pare ne historine e fakulteteve te Artit.

Keni qene gjithashtu perfaqesuese e Shqiperise ne bienale dhe jeni krijuesja e fotos prezantuese te NATO-s. Me cfare po merreni tani, keni ndonje pune tjeter ne dore?

Po, kam perfaqesuar Shqiperine ne bienalen e Selanikut 2006-es, kam bere punen ne sheshin Nene Tereza per NATO-n, me barqet e medha etj. Aktualisht nuk kam gje tjeter ne dore.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj