berisha-kartatSkenari i shtyrjes se zgjedhjeve eshte hedhur poshte nga kryetari i Partise Demokratike ne pushtet, Sali Berisha.

Nga Vlora ai akuzoi Edi Ramen se po kerkon te rifuse ne loje certifikatat, porse tha Berisha, kjo nuk do te lejohet.

“Kartat jane problem inekzistent. Problemi i vertete eshte se Rama nuk vuri veten ne krye te listes per te marre pjese ne zgjedhje. Zgjedhjet nuk do te shtyhen asnje ore dhe asnje dite. Detyra jone ishte prodhimi i kartave dhe vendosja e cmimeve me te uleta”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri ka theksuar se kreu i PS po ben nje diversion per te mbuluar mos kandidimin e tij ne zgjedhje, per te cilat ka dhene garancine se do te zhvillohen sipas standarteve.

“Rama po nis nje gare per kryeminister duke mos kandiduar. Zhurma qe behet per kartat eshte nje zhurme per te mbuluar mos kandidimin e Rames. Zgjedhjet do te zhvillohen me standartet me te mira, me lista elektronike dhe karta identiteti”, ka shtuar Berisha.