"Le Monde": Avioni u copetua nga shpejtesia

Airbus A330 i rrezuar ne Oqeanin Atlantik, ndersa udhetonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit po ecte me shpejtesi shume te madhe dhe ky ka qene shkak per copetimin ne ajer te mjetit fluturues.

Kesaj teze i meshojne mediat fraceze ne raportimet e sotme rreth tragjedise ajrore qe ndodhi te henen ne mengjes duke sjelle vdekjen e 228 personave ne bord.

“Ka shume mundesi qe per shkak te shpejtesise teper te madhe, avioni eshte copetuar qe ne ajer. Mbetjet e shperndara ne nje hapesire prej 300 kilometrash jane nje prove per kete”, shkruan “Le Monde” ne sherbimin e saj ne internet.