Obama ne Kajro, pritet fjalimi

Pas Arabise Saudite, presidenti amerikan Barak Obama ka mberritur ne Kajro, ndalesa e radhes e turit te tij ne Lindjen e Mesme.

Ne kryeqytetin egjiptian, Obama do te mbaje sot nje fjalim mjaft te rendesishem qe ka si qellim te ripercaktoje marredheniet e Amerikes me boten myslimane.

Mesazhi kyç eshte respekti. Shume njerez ne kete pjese te botes ndjehen te injoruar, te keqkuptuar, por edhe se trajtohen si femije.

“SHBA nuk do te imponoje me veten tek bota islamiste. Duhet te kete komunikim nga ky moment e me pas”, thote presidenti.

Ndihmes te presidentit thane se ai do te perpiqet te ndryshoje tonin e marredhenieve mes Shteteve te Bashkuara dhe myslimaneve, nga mosbesimi ne bashkepunim dhe sinqeritet.

Obama do te preke dhe ceshtjen e procesit te paqes ne Lindjen e Mesme dhe ato te ekstremizmit dhe dhunes fetare.

Obama do te percaktoje se si e sheh ai konfliktin. Nuk do te kete propozime specifike ne fjalim, por natyrisht qe ai do te artikuloje ate qe duhet bere nga te gjitha palet. ‘Dhe ecja perpara, thone zyrtare te Shtepise se Bardhe, do te thote “thenia e te vertetes”.