OSBE-ODIHR: Zgjedhjet, me rendesi per integrimin

Struktura e ODIHR-it dhe Asambleja parlamentare e OSBE-se eshte angazhuar per te bashkepunuar ne vezhgimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi.

Nje konkluzion i tille u be publik dje ne Varshave, pas nje takimi qe drejtori i zyres se OSBE-se per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut (ODIHR), Janez Lenarçiç, pati me zevendespresidentin e Asamblese parlamentare te OSBE-se, Volfgang Grosruk.

Ata theksuan rendesine qe kane zgjedhjet e ardhshme parlamentare “per konsolidimin e demokracise ne Shqiperi dhe per integrimin e metejshem te vendit ne strukturat evropiane”.

Nisur nga ky fakt, bashkebiseduesit theksuan se “bashkepunimi dhe partneriteti i ngushte mes ODIHR-it dhe Asamblese parlamentare te OSBE-se, si dhe ai me partnere te tjere nderkombetare, do te jete thelbesor per nje vleresim objektiv e te bazuar ne fakte”.

Grosruk, nga Austria, ishte caktuar koordinatori special i grupit afatshkurter te vezhguesve te OSBE-se ne Shqiperi nga kryesia e kesaj organizate. Gjate vizites se tij, ai mblodhi informacion mbi aktivitetet e ODIHR-it, perfshi pergatitjet per vezhgimin e zgjedhjeve parlamentare.

ODIHR-i ka vendosur nje mision afatgjate vezhgimi ne Shqiperi, drejtuar nga ambasadorja Audrey Glover, nga Mbreteria e Bashkuar, ne fillim te muajit maj. Kjo organizate vezhgimi ka kerkuar 400 monitorues afatshkurter nga vendet anetare te OSBE-se per diten e votimeve.

Nje deklarate e perbashket e perfundimeve paraprake do te publikohet nje dite pas zgjedhjeve, me 29 qershor, ndersa raporti perfundimtar do te leshohet disa jave me vone. Pak dite me pare ishte misioni i ODIHR-it qe publikoi raportin e pare per situaten parazgjedhore ne Shqiperi.

Aty theksohej rendesia e permbylljes me sukses te procesit te pajisjes se shtetasve me kartat e identitetit. Takimi midis Grosruk dhe Lenarçiç ka rendesi per shkak se Kryeministri Sali Berisha kishte shpallur tentativen e tij per te dubluar misionin vezhgues te ODIHR-it pas deshtimit ne kerkesen per te larguar zonjen Glover nga Shqiperia.