Kuzhe, dyshime vetem ne sulm

Josip Kuzhe vazhdon te pergatise me kujdesin maksimal sfiden e se shtunes kunder Portugalise.

Trajneri i Kombetares shqiptare do te debutoje perballe skuadres me te kuotuar ne Grupin 1 eliminator dhe kerkon qe gjithçka te jete e pergatitur deri ne detaje.

Pas analizes se te martes, edhe dje tekniku kroat ka zhvilluar nje tjeter bisede te gjate me lojtaret per te transmetuar idete e tij rreth menyres sesi duhet te luajne kuqezinjte.

Kur mungojne vetem 24 ore nga ndeshja ne “Qemal Stafa”, kroati 56-vjeçar duket se e ka percaktuar edhe skemen qe do te perdore: 4-4-1-1, me dy mesfushoret e qendres te vendosur perpara mbrojtjes.

Detyra e tyre eshte te sherbejne si “barrikada” e pare per manovrat sulmuese te kundershtareve qe do te drejtohen nga ylli i Çelsit, Deko. Cana “sakrifikohet” ne qender te mbrojtjes, pas mungeses per shkak kartonesh te Dallkut, Skela do te luaje ne rolin e sulmuesit te dyte, nderkohe qe ne dyshim eshte vetem emri i “pykes”. Ne balotazh per nje fanelle jane tre lojtare: Bogdani, Salihi e Kapllani.

Mbrojtja

Ne mungese te Arjan Beqajt, porta do t’i besohet serish Isli Hidit. Portugalia do te jete nje shans i mire per “gardianin” e Krivbasit, pas paraqitjes jo te mire ne Danimarke, per te konfirmuar aftesite e tij.

Perpara 28-vjeçarit, ne mbrojtje do te rreshtohen kater lojtare, ku problemi me i madh eshte mungesa e Armend Dallkut ne krahun e djathte. Kjo ka bere qe trajneri Kuzhe te mendoje terheqjen e Lorik Canes ne qender te mbrojtjes, perkrah Debatik Currit. Ne krahun e majte do te luaje Endrit Vrapi, ndersa nga e djathta ka hapesire per Kristi Vangjelin. Lila dhe Teli jane alternativat ne stol per repartin difensiv.

Mesfusha

Edhe pse do te perdoren kater lojtare ne mesfushe, rreshtimi do te jete me teper ne sherbim te mbrojtjes. Perveç Klodian Duros dhe Ansi Agollit nga krahet, ne qender drejtuesi i stolit kuqezi pritet te perdore dy lojtare me tipare te theksuara mbrojtese.

Behet fjale per Elvin Beqirin, qe deri me tani eshte aktivizuar ne qender te mbrojtjes dhe Ervin Bulkun, me profesion “shkaterrues”. Kjo eshte taktika qe Kuzhe ka perdorur ne seancat stervitore, ku synon te thyeje qe prej fillimit manovrat sulmuese te portugezeve.

Forca e Bulkut dhe pozicionimi taktik i Beqirit jane vija e pare e mbrojtjes shqiptare dhe detyra e tyre kryesore eshte dueli me Dekon apo Joao Moutinjo. Nje rreshtim i tille do te thote pune e dyfishte per Duron dhe Agollin nga krahet. Ne mungese te mbeshtetjes nga mesfushoret e qendres, perveç ndihmes ne mbrojtje, ata duhet te marrin pjese edhe ne fazen sulmuese.

Sulmi

Revolucioni i vertete i trajnerit te ri eshte pozicioni i Ervin Skeles. Vlonjati do te vazhdoje te mbaje detyren e regjisorit ne fazen ofensive, por tashme do te jete me prane portes. 32-vjeçari do te aktivizohet ne te njejtin rol si tek Energi Kotbuz gjate sezonit qe sapo u mbyll, pra si sulmues i fshehur.

Perpara Skeles do te luhet vetem me nje sulmues te mirefillte dhe pikerisht ketu fillojne dyshimet. Gjata analizave, Kuzhe ka lavderuar Bogdanin, Kapllanin dhe Salihin per impenjimin ne stervitje, por ne fund vetem njeri prej tyre do te luaje si titullar.

Shanset me te medha i ka Bogdani, edhe sepse per te praktikuar lojen me kundersulme, nevojitet nje sulmues me peshe, qe do te ndihmoje ekipin te ngrihet perpara. Per t’u theksuar eshte fakti se gjate analizes per sulmin, trajneri nuk e ka permendur per asnje moment emrin e Besart Berishes, duke bere qe kosovari i Bernlit te mos shihet si kandidat per kete repart.