avionifranceTrupa dhe pjese nga avioni i “Air France”, i zhdukur te henen pas nisjes nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit, kane dale ne siperfaqe 6 dite nga zhdukja e “Airbus A330”.

Pjeset e pazellit te aksidentit me te rende ajror ne historine e aviacionit francez, po nisin keshtu te lidhen per te zbardhur ceshtjen e avionit te “Air France”, qe ngriti aq shume pikepyetje. Dy trupa jane gjetur ne oqeanin Atlantik nga ekipet braziliane te kerkimit, qe nuk kane rreshtur se kontrolluari zonen e fatkeqesise si nga deti, ashtu edhe nga ajri.

Me heret, u mesua se avioni kishte derguar 24 mesazhe automatike per anomali ne bord. Per me teper, ne momentin e aksidentit, piloti automatik nuk ka qene i aktivizuar. Meteorologet rrezuan dhe hipotezen me te fuqishme. Ata kembengulin se nuk ka asnje prove te konkrete qe te tregoje se shkak i fatkeqesise ishte nje stuhi e pazakonte per sezonin.

Mundesia e nje bombe ne bord tani nuk perjashtohet 100 %.  Operacioneve te kerkimit per te gjetur kutine e zeze te avionit po i bashkohet dhe nje nendetese franceze, ndersa Shtetet e Bashkuara jane duke derguar mjete te specializuara. Ekspertet thone se pa kutite e zeza te avionit, hetuesit kane pak shanse te zbulojne te verteten e aksidentit.