karamanlisNe nje periudhe te veshtire politike per qeverine qe drejton, udheheqesi i konservatoreve greke, Kostas Karamanlis vizitoi prefekturen e Pelles ne Greqine Veriore, pikerisht ato zona te cilat greket konsiderojne si Maqedonia e lashte dhe vendlindja e Aleksandrit te Madh.
Ne deklaratat e tij, numri nje i Demokracise se Re, midis te tjerash ka cuar edhe nje mesazh ndaj fqinjeve veriore, duke deklaruar se nuk do te kete pasaporte per Shkupin qe te hyje ne NATO dhe ne BE pa u zgjidhur ceshtja e emrit te Maqedonise. Gjithashtu ai i ka bere thirrje udheheqjes politike te Shkupit qe te mos sfidoje Athinen me qendrimet provokuese qe mban.

Duke perfunduar, ai ka theksuar edhe njehere se nga zgjedhjet qe do te beje kryeministri Gruevski dhe qeveria qe ai drejton, varet edhe ecuria e fqinjeve drejt institucioneve europiane dhe euroatlantike./tch/