Koha e pergatitjes se ndeshjes ne leter perfundoi. Sot ne mbremje do te zbresin ne fushen e “Qemal Stafes” Shqiperia e Portugalia.

Jane ne pozita diametralisht te kunderta. Per kuqezinjte e dale jashte objektivave do te jete nje ndeshje prestigji, ku trajneri i ri, Josip Kuzhe, duhet te kaloje me suksese debutimin ne pankine. Ndersa kampi kundershtar zien nga tensioni, pasi behet fjale per nje sfide per “jete a vdekje”.

Vetem fitorja mund te mbaje gjalle endrren e Ronaldo & Co. per te fituar nje bilete ne Boterorin 2010 ne Afriken e Jugut. Shqiperia dhe Portugalia jane ndeshur kater here ne te kaluaren, ku barazimi 0-0 i Brages ne tetor 2008 shenon dhe te vetmin rezultat pozitiv per kuqezinjte, por shpresat jane te mos mbetet i vetem.

Optimizmi

Kartat tashme jane perzier dhe 11-shet jane perzgjedhur. Edhe pse kundershtari mbart mbi vete emrin e nje fuqie te futbollit evropian, atmosfera e pragndeshjes ofron per shqiptaret besim se nje surprize mund te jete me se e
realizueshme. Kete e beson edhe vete tekniku kroat. Pas shtate vitesh pune me potencialin futbollistik
shqiptar, ai shprehet i kenaqur. Tashme idete i ka te qarta dhe ua ka percjelle ato edhe lojtareve.

“Jam perpjekur te ndertoj nje formacion me ide te qarta te lojes mbrojtese, por edhe sulmuese, ka shpjeguar Kuzhe. Do
te thosha se kemi besim te vetja”. E konfirmon forcen e kundershtarit,i cili, i kushtezuar edhe nga situata ne renditje, pritet te shkarkoje e gjitha baterite mbi kuqezinjte.

Por rrefen se te Shqiperia ka optimizem ne kete pragndeshje: Jemi perpjekur te ndertojme nje atmosfere te mire dhe mentalitet fituesi. Jam optimist se futbollistet do te tregojne diçka”.

Strategjia

Nuk pelqen ta zbuloje 11-shen titullare apo modulin e perzgjedhur, por thekson se “eshte i rendesishem koncepti i lojes, qe ka te beje me strategjine, me te cilen do te kerkojme ta perballojme kundershtarin. Ne jemi perpjekur shume per te qene sa me te kujdesshem ne mbrojtje, por njekohesisht do te kerkojne te jemi te rezikshem ne lojen sulmuese”.

Per te fituar besimin e shqiptareve i duhet te godase ne shenje: “Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme
edhe per mua, sepse eshte kontakti i pare me tifozet shqiptare. Mezi pres t‘ua fitoj besimin atyre, qe sigurisht do te vinte nepermjet rezultatit te mire. Sigurisht do te luajme edhe ne sulm, por te kuptohemi: kujdesi me i madh do t‘i kushtohet mbrojtjes”.

Provokimi

Deklaraten provokuese te rivalit Kueiroz se “s‘do te doja te isha ne vendin e Kuzhese dhe
shqiptareve ne kete ndeshje”, e konsideron si nje nga menyrat e perdoruara nga trajneri portugez per te karikuar futbollistet e tij, ndaj nuk deshiron te replikoje.

Por ne fund e thumbon me takt, duke i kujtuar se Shqiperia ia ka shanset ta shokoje
kete Portugali. “Natyrisht trajneri Kueiroz do te mundohet t‘i motivoje futbollistet e tij dhe t‘u jape besim per kete ndeshje. Le ta leme Kueirozin te thote ç‘te doje, kurse ne te mendojme per veten. Sigurisht ata jane me te mire per sa u perket aftesive individuale, por dua te besoj qe ne i kemi mundesite per te marre rezultat pozitiv”.

I perpikte vjen edhe reagimi i kapitenit Lorik Cana: “Nuk jam ne pozicionin per t‘iu pergjigjur zotit Kueiroz, por ai duhet te dije se shqiptaret jane dhe do te jene gjithmone krenare. Kjo ndodh ne futboll, por edhe ne jeten e perditshme. Si ne humbje ashtu edhe ne fi tore do ta kemi koken lart dhe do mbetemi krenare per origjinen tone. Çfare do te ndodhe?

Ate le ta tregojme ne fushe, me mundesite tona. Nuk dorezohemi, ne asnje moment nuk i trembemi Portugalise”. Mungesat dhe forca e kundershtareve e detyrojne trajnerin Kuzhe te luaje me formacionin 4-4-1-1, me tipare te theksuara defensive. Sipas 25-vjeçarit, pavaresisht deshires,kjo eshte menyra e vetme sesi Kombetarja mund te luaje perballe Portugalise, qe eshte dukshem nje ekip me cilesor.

Cana ka folur edhe per aktivizimin ne qender te mbrojtjes, ashtu si edhe sot, sa here qe skuadra ka nevoje.

“Thuajse te gjithe kemi biseduar me trajnerin, ku ai na ka kerkuar informacione rreth pozicioneve te preferuara dhe ku aktivizohemi ne skuadrat tona. Aktivizimi si mbrojtes? I kam thene Kuzhese se roli im eshte mesfushor, por disa here ne Kombetare ose me klubin tim kam luajtur edhe ne kete pozicion. Me mungesen e Dallkut, trajneri mendon se skuadra mund te perfitoje nga kthimi im ne mbrojtje, per t‘i dhene ketij reparti me shume stabilitet, organizim dhe me teper qetesi. Patjeter qe jam ne dispozicionin e tij dhe te skuadres, nenvijezoi Cana. /tch/