20090605224804_artikullGazetari i famshem italian Bruno Vespa, rrefehet ne nje interviste ekskluzive per Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion” te televizionit Klan. Ne intervisten qe transmetohet sonte ne mbremje ne Klan, te cilen me poshte e gjeni te plote, Vespa flet per lidhjet me Shqiperine dhe si u pengua 3 dekada me pare, packa se iu premtua nga ambasadori yne ne Rome. Ndalet ne zhvillimin e vendit tone, ben dallimin me fillimvitet ’90 dhe pohon se imazhi i shqiptareve ne Itali eshte permiresuar shume

Mire se erdhet ne studion e Opinion. Jam shume i lumtur qe ju kam ketu, ne viziten tuaj te pare ne Shqiperi.

Faleminderit per ftesen, Blendi. Jam shume i kenaqur dhe shume i nderuar. Kalova nje dite te mrekullueshme.

Shpresoj qe Shqiperia qe gjetet te jete ajo qe ne mendojme, jo Shqiperia qe shfaqet ne mediat e huaja.

Gjykimet qe jepen mbi gjerat qe nuk njihen, shpesh jane te pasakta. Une gjeta nje demokraci shume te forte, me duket shume korrekte, nje motivim te madh per zgjedhjet e ardhshme.

Edhe plot pasion.

Po, shume e forte, shume… Megjithate duhet te them me stil. Takova kryeministrin, kreun e opozites. M’u duken persona te kategorise se pare, me nje vizion nderkombetar shume konkret, shume te perditesuar, por mbi te gjitha me perspektiva zhvillimi per Shqiperine, te them te drejten, te pabesueshme. Ky eshte vend qe ne vitin e tmerrshem 2009, ku te gjithe vendet jane me shenjen minus, ju keni mundesine e nje +4% te Prodhimit te Brendshem Bruto.

Thone gjithmone se vendet qe nuk jane te integruara mire, gjeja me e keqe e ekonomise se tyre, eshte edhe me e mira ne castet e krizes?

Po. Ketu demokracia ka pak vite qe ka ardhur, pra zhvillimi ekonomik eshte shume i madh. Ju duhet te rifitoni gjithe kohen e humbur gjate viteve te diktatures.

Gjysme shekulli.

Po, gjysme shekulli. Por ju gjate 17 vjeteve, sidomos ne dhjete vitet e fundit, keni rifituar shume.

Ky permiresim qe shihet ne Shqiperi, ndihet edhe jashte saj? Ju jeni nje personazh mediatik shume i njohur.

Ne Itali… Ne jemi partneri numer nje i Shqiperise. Para se te vija ketu bisedova me ministrin e Jashtem, ai me beri nje pershkrim vertet entuziast te Shqiperise. Kam lexuar dhe raportet mbi Shqiperine dhe jane raporte vertet fantastike.

Thone gjithmone se imazhi i shqiptareve ne Itali, por dhe ne vende te tjera eshte imazhi i “Boat people”, imazhi i njerezve qe iken nga vendi me anije.

Vespa: Jo, jo…Une ne ate kohe, ne vitin ’91, kam adoptuar si te thuash nje djale qe erdhi me varke. Ishin tre djem, dy prej te cileve i ndihmoi Andreoti, dhe njerin une, per shume vite. Do te thosha jo, ate gje e kemi harruar tashme. Ka qene nje periudhe, tashme e larget por qe edhe ajo eshte harruar, kur disa shqiptare te cilet nuk ndiheshin mire ne Itali, benin gjera qe s’duheshin bere… Por, absolutisht jo. Tashme kjo gje i perket se shkuares. Sot Shqiperia, eshte nje partner i jashtezakonshem. Duhet te them se fjalet e kryeministrit ishin shume mbreselenese, kur me tha se brenda kater vitesh keni asfaltuar 5.600 km rruge.

5.900. Ka dicka qe me ben te ndihem paksa keq. Shqiptaret qe takoj ne Itali, sa here qe shkoj me thone: “Kemi shpetuar prej rumuneve, vitet e fundit.”

Une s’doja ta thosha, por…

E vertete eshte?

Kemi pasur nje problem gjigant me rumunet.

Me thate se keni dashur ta vizitoni Shqiperine para 30 vjetesh. Si ndodhi?

Tridhjete vjet me pare, s’me kujtohet mire nese e beme ne kerkesen apo kerkesa erdhi nga qeveria shqiptare, por ishte vendosur qe une te isha gazetari i pare Perendimor, qe do te hynte ne Shqiperi gjate regjimit te Enver Hoxhes.

Asnje kamera e huaj s’kishte kaluar kufijte?

Kurre. Kurre. Kurre. Zgjati dy vjet. Koleget e mi talleshin me mua dhe thoshin: -“S’do t’ia dalesh kurre”. Une thosha: -“Me kane dhene fjalen, pse jo?”

Kush jua kishte dhene fjalen?

Ambasadori.

Ambasadori shqiptar ne Rome?

Po. Ambasadori shqiptar ne Rome. Piva shume, shume konjak shqiptar gjate bisedave me te. Sot provova nje konjak dhe vura re, se edhe konjaku eshte permiresuar shume, pervec permiresimit te demokracise dhe mbare vendit. Ne fund nuk erdha, edhe pse mund te isha nen vezhgim, une dhe kamera ime. Ju e imagjinoni vete dhe e dini me mire se une si. S’mund te beja asgje qe te mos ishte super e kontrolluar. Ne fund vendosen t’ia besonin Nikola Karacolos dhe nje shoqerie produksioni italo-kinezo-shqiptare, e cila quhej “Albacina”. Produksioni i ketij dokumentari u transmetua ne 1979. Qe nga ai cast une i hoqa vizen. Thashe: -“Mire, meqe s’me deshen, nuk do te shkoj me.”

Cfare pune kishit asokohe?

Atehere isha i derguar special. Nje vit me vone, u bera shefi i kronikave speciale dhe me pas, me 1990 u bera drejtor i edicionit te lajmeve.

Nikola Karacolo erdhi ne Shqiperi pas 30 vjetesh, dhe ne kete studio me tha: “Gjej nje vend qe s’e njoh”.

Sigurisht.

Asokohe ai qendroi per rreth nje muaj ketu dhe tha, se gjej dicka krejt ndryshe.

E besoj. Une s’kam qene kurre ne Shqiperi, por duhet te them se mbeta i mrekulluar. Duke filluar nga keto studio. Urime! Ky televizion eshte shume i bukur, shume i perparuar, shume profesional. Duhet te them se nuk e prisja. Nuk prisja te shikoja nje vend kaq te bukur.

Gezohem qe e thote nje mjeshter i televizionit. Bete edhe nje shetitje me helikopter. C’pershtypje keni per natyren?

E bukur. E bukur sepse keni gjithcka. Keni male te bukura, ku nuk ka ende impiante per ski, por kur te filloni…

Keto male, vec te tjerash zbresin ne det me shume lehtesi. Keni kodra te kultivuara mire dhe brigje te mrekullueshem. Bera nje shetitje pergjate bregdetit dhe…

Jane vetem 40 milje larg brigjeve italiane, atyre pulieze.

Po. Shkuam deri ne kufi me Greqine, pastaj ne Vlore… Jane vertet vende te bukura. Shume te bukura, te shkretuara… Mos i prishni! Sepse po te behen shume ndertime, qofte nga makuteria, nga nxitimi, mund te shkaterroni nje pasuri fantastike. Nese do te ndertoni pak dhe mire, ky mund te ishte nje nga vendet me te bukura te Mesdheut.

Te shpresojme. Duke ju shoqeruar sot, pashe rrugeve sikurse dhe neper korridoret e studiove, qe te gjithe donin te dilnin ne fotografi me ju, t’ju takonin. E dinit qe ishit kaq i famshem ne Shqiperi?

Jo. Ne vitet ’80, ’90, kur u bene eksodet e para, kuptova se televizioni italian, ketu ndiqej shume. Sot me lane shume mbresa dhe me emocionuan shume, fjalet e kryetares se Kuvendit kur me tha se ne, televizioni yne, ku dhe une sadopak me ndonje emision, ka te ngjare qe i jepnim Shqiperise, shpresen per nje ndryshim. Kjo me preku shume, sepse e di cfare keni ndjere.

Ju nuk e dini qe ne vitet ’90, ’91, shume imitues ju imitonin neper shfaqjet televizive, sepse ishte zeri i nje gazetari, qe njerezit e lidhnin me ndryshimet ne Shqiperi.

Gezohem shume.

Ju vinin lajme nga nje vend qe ka qene 50 vjet i mbyllur.

Po, vertet, keni qene 50 vjet te mbyllur, por qe tani u hapet mire. Si nje lule qe rri e mbyllur, qe rrezikon te vyshket, por pastaj shfaq gjithe hijeshine dhe aromen e saj.

Dr. Vespa, kur ka nisur karriera juaj?

Qe kur isha 16 vjec, madje 15. Une luaja tenis dhe…

Nga jeni?

Nga L’Akuila, qyteti qe pothuaj u shkaterrua fare nga termeti. Eshte nje tragjedi shume e madhe ajo qe na shkaktoi termeti. Do te nevojiten shume vite per ta ndertuar. Eshte nje qytet historik, nje qytet ku ndodheshin 50-60 Kisha ende te hapura… Sidoqofte… Une luaja tenis dhe nje shoku im me pyeti nese kisha deshire te bashkepunoja per rindertimin e nje gazete dialektore, une i thashe “po”. Nje vit me vone, kur une isha 16 vjec, me prezantoi te kryeredaktori i redaksise se Akuiles, te nje gazete kombetare “Il Tempo” qe me vone u drejtua per shume vite nga Xhani Reta, tani krahu i djathte i Berluskonit. Dhe u shkollova. Ai zoteria ishte dhe korrespondenti i RAI te Akuiles dhe ne moshen 18-vjecare nisa te beja emisione ne radio. U diplomova per Drejtesi ne moshen 24-vjecare dhe menjehere me pas, mora pjese ne konkursin kombetar per radiokroniste dhe telekroniste, e fitova dhe hyra ne edicionin e lajmeve.

Sa vjet keni punuar ne RAI?

Une kam filluar me 1962. Po te llogarisim punesimin definitiv kam 40 vjet pune, po te llogarisim punen efektive kam 47 vjet, sepse kam hyre shume i vogel ne pune.

E keni menduar ndonjehere te lini RAI-n per nje tjeter rrjet televiziv?

Jo. Vetem po te jem i detyruar. Kam qene gati ta le, sepse kam pasur dhe une castet e mia te veshtira…

Per te vajtur…

Do te kerkoja nje pune tjeter. Sepse ne vitin 1993, kur dhashe doreheqjen nga funksioni i drejtorit te lajmeve, zbulova se nuk me pelqenin shume. Edhe une kam pasur… S’ka te krahasuar me ate qe ndodhi ketu, por edhe une kam pasur spastrimin tim te vogel. Zgjati nje vit.

Cfare impenjimesh keni pasur ne RAI?

Kam bere gjithcka. E kam nisur nga zeroja. Isha nje djale redaksie. Shkoja ne nastroteke, ku ruhen efektet audio dhe vija zhurmen e tankeve sovjetike ne kronikat e Demetrio Volcic. Sepse vinin pa ze dhe une shkoja se isha specialist…

Ne 68-n?

Po, ne 68-n.

Ne hyrjen e Bashkimit Sovjetik…

Pikerisht. Isha specialist per te dalluar zhurmen e tankeve sovjetike, nga ata amerikane kur montoja kronikat nga Vietnam. Pra fillova pikerisht nga zeroja dhe jam krenar sepse gjithcka me ka hyre ne pune. Edhe sot e kesaj dite, kur dikush me thote se kjo eshte gje qe s’behet, une i them: “Cfare? Une kete e kam bere para 30 vjetesh, pse s’mund te behet sot?”

Ju pelqen te lini ndonjehere studion dhe te beheni gazetar ne terren?

Hera e fundit ka qene…

Jeruzalemi.

Jeruzalemi dhe kur ra termeti.

Akuila.

Po, termeti ne Akuila. Vajta pak ore me pas dhe tregova kete qytet te shkaterruar, ne lidhje te drejtperdrejte

Sidomos ngaqe ishte dhe qyteti juaj i lindjes.

Une jam kronist dhe per mua gjeja me emocionuese eshte te dal ne rruge dhe te rrefej ate qe shoh. Studioja eshte…

Dicka qe ju mungon?

Jo, jam i kenaqur keshtu. Besoj se kam bere aq sa kam mundur.

Si ju lindi ideja e “Porta a porta”?

Sepse pasi lashe lajmet, doja te beja nje emision. Asnje s’besonte se mund te behej politike ne Raiuno, sepse eshte nje kanal i qete, pra duhet te jesh shume i ekuilibruar, shume… Dhe kur njeriu eshte shume korrekt, nuk ka audience.

Sigurisht.

Ndersa ne Raitre ishte Mikele Santoro me Samarkanda, ku derdhej gjaku lume, por une s’mund ta beja.

Nuk ishte larguar ende nga Rai.

Jo, jo. E kam fjalen, para se ai te ikte. Te gjithe ishin te bindur se emisioni im do te zgjaste vetem pak jave, por vazhdon prej 14 vjetesh.

Si ka ndryshuar emisioni juaj. Nisi si nje emision politik, pastaj u be me social…

Po, u be social. U be ne njefare menyre, si pasqyre e asaj qe ndodh ne Itali, nga politika te kronika, te tradita, te festivalet, tek gjithcka qe ndodh ne Itali. Ne fakt eshte edicioni i lajmeve me i ndjekur jashte, pervec ndeshjeve te futbollit, sepse u jep italianeve qe jetojne jashte idene se cfare ndodh ne Itali, jo vetem politika, por edhe tradita, si po ndryshon Italia.

Cila eshte tematika me e ndjekur ne emisionin tuaj?

Kronika.

Kronika. Me shume se politika?

Po. Pervec… Pame pak me pare Berluskonin i cili fliste per ndodhite e tij te koheve te fundit, kur e shoqja shkruante letrat ku bente te ditur divorcin. Atehere Berluskoni e pranoi ftesen time per te ardhur ne studio dhe arritem nje rekord absolut. Por politika ne pergjithesi, pervec rasteve te vecanta, ka me pak interes se kronika.

Ne internet thuhet se audienca me e madhe ka qene kur Alesandra Musolini, te cilen e pame diku, u ndesh me zonjen tjeter…

Me Katia Belilon. E cila ishte ministre. Alesandra Musolinit mund t’i thuash gjithcka, por nese dikush i prek gjyshin… Gjyshi i saj ka qene Benito Musolini, atehere ajo shperthen.

Si ka mundesi qe audienca eshte me e larte kur zihen me shume?

Per fat te keq.

Kjo gje ndodh edhe ne Shqiperi. Sa me shume grinden…

E di dhe e kuptoj. Kur njerezit jane shume korrekt, emisioni eshte shume i bukur, kuptohet me mire, por njerezit merziten.

Ju keni dy dimensione, njeri qe njihet dhe tjetri dicka me pak. I pari eshte qe ju shkruani artikuj per gazetat dhe revistat, tjetri librat qe shkruani. Ju shkruani gjithmone artikuj per gazetat?

Po, une shkruaj rregullisht gazetat e perditshme dhe te perjavshmen “Panorama” ku kam nje rubrike te vogel per veren.

Pasioni i madh i juaj eshte libri…

Zakonisht shkruaj nje liber ne vit.

Jane kryesisht libra historike?

Po. Asnje s’e besonte se kur une fillova ne 93-shin, thuhej se gazetaret e televizionit nuk dinin te shkruanin libra. Ne fakt kishin ndodhur disa incidente dhe asnje s’e besonte. Kur shita 100 mije kopje te librit te dyte, nga ai cast gjithcka mori te perpjeten dhe…

Cili eshte libri me i lexuar?

Libri nga i cili eshte shitur me shume eshte “Dashuria dhe pushteti”, sepse kam bashkuar dy elemente ekskluzive, nga Musolini te Berluskoni, me pak fjale.

Ju jeni diplomuar ne Drejtesi dhe shkruani per historine. Pse ky pasion per historine?

Sepse… Une jam diplomuar per Drejtesi me nje teme diplome mbi te drejtat per kronike, pra qe ka lidhje me gazetarine, sepse isha i bindur qe s’do te behesha gazetar. Mendoja: “Po te mos arrij te behem gazetar, do te behem avokat”, por u bera gazetar dhe jo avokat. Jam shume i pasionuar per historine sepse… Te tregosh historine ne menyre te thjeshte…

Me duket se eshte historia e shek. XX.

Nuk e perjashtoj te shkoj dhe pas ne kohe…

Histori, kronike…

Sepse historia, edhe ne Itali eshte shkruar per shume vite vetem nga e majta. Shume gjera mbi rezistencen, per ate qe ndodhi menjehere pas luftes… Pra, shume gjera nuk ishin treguar. U treguan vetem gjate viteve te fundit. Duket e pabesueshme. Pra, ka ende shume gjera per t’u thene. Jane ende gjera te gjalla, nuk jane histori e mbyllur…

S’jane vetem histori e dokumenteve…

Jo, jane mish i gjalle.

Pashe librin tuaj te fundit “Historia e Italise nga Musolini te Berluskoni”. Pse historia e ketyre dy vendeve, si ajo e Italise edhe Shqiperise, shkruhet nepermjet lidereve.

Nepermjet lidereve? Sepse padyshim jane lideret ata qe bejne historine. Pelqehet ose jo, lideret, edhe me te keqijte, edhe kriminelet, kane pasur nje ndikim te madh edhe ne… Te mendojme se Musolini dhe Hitleri e kane marre pushtetin me ane te zgjedhjeve…

Te lira, pak a shume…

E sakte. Me pas kane thene: “Arritem, nuk ka me votime”. Ne boten komuniste shkoi ndryshe. Stalini, Lenini, Enver Hoxha, s’di te kene ardhur ne pushtet me ane te zgjedhjeve te lira. Por keta diktatore te tmerrshem kishin ndryshime shume te medha, sepse Musolini dhe Hitleri s’jane njesoj, kane pasur konsensus. Per mua ka shume rendesi te kuptohet pse. Ata kane pasur konsensus gjithmone, sepse partite politike kane gabuar. Kjo eshte e tmerrshme. Pra, demokracia nuk eshte kurre dicka qe zgjat pergjithmone pa e fituar ate perdite. Kjo eshte thelbesore.

Kane gabuar demokracite, apo kane gjetur nje situate kaotike qe me pas…

E kane percaktuar. Fashizmi ne Itali lindi nga nje situate,, te cilen e krijuan partite e tjera: marrezia e socialisteve dhe plogeshtia e liberaleve dhe bashkepunimi i mbretit. Prandaj Musolini e shtiu ne “dore” vendin…

Si Hitleri qe erdhi ne Itali si pasoje e inflacionit, jeta ekonomike kaotike…

Pikerisht. Kjo eshte e tmerrshme. Mua me pelqen t’i tregoj keto gjera, sepse njerezit nuk duhet t’i harrojne kurre. Kurre.

Kam pershtypjen se njerezit harrojne shpejt.

Jo, demokracia eshte dicka qe njeriu e fiton. Ju keni pak kohe qe e keni fituar dhe per mendimin tim, duhet t’u mesoni femijeve se demokracia duhet ruajtur, dite pas dite. Njeriu duhet te kete besim tek ajo.

Eshte e veshtire te shpetosh demokracine ose ta konsolidosh ate?

Mendoj se jo, por ka momente kur duhet te tregosh kuraje. Mbreti i Spanjes per shembull, e shpetoi demokracine shume te brishte spanjolle duke kundershtuar nje “grusht shteti” te brishte, por e beri.

Si i shikoni ju si historian apo edhe si gazetar, marredheniet mes Shqiperise dhe Italise?

Ne te kaluaren?

Po, ne shek. XX.

Duhet te them dicka. Mua nuk me pelqen kolonizimi, sepse nese nje vend shkon tek nje vend tjeter pa trokitur te dera, s’vepron mire. Duhet te them se, duke pare sot disa vepra publike, fashizmi ka lene gjurme te rendesishme ketu. Gjithashtu, mesova se pas 8 shtatorit, sipas burimeve te ndryshme ketu mbeten 200, 170 mije, ushtare italiane te braktisur plotesisht. Shume pak u bene aleate me naziste etj, por pjesa me e madhe u mbrojt nga populli shqiptar. Kjo eshte dicka shume e rendesishme. Perderisa u mbrojt nga populli, duket qe nuk eshte sjelle shume keq. Madje, mendoj se ne italianet duhet t’u jemi shume mirenjohes shqiptareve, qe rrezikuan jeten per te mbrojtur ushtaret italiane. Sepse nazistet nuk benin shaka. Nese do t’i kishin gjetur ushtaret italiane te fshehur neper shtepite e fshatareve apo malesoreve shqiptare, do t’i kishin vrare. Do te kishin vrare dhe shqiptaret qe i mbronin.

Si historian, por edhe si gazetar, pse Italia e harroi Shqiperine komuniste per 50 vjet? Nuk vinin informacione. Te gjithe thone se italianet dinin dicka: qe Rai shihej ne Shqiperi. Ne fshehtesi, apo ilegalisht, por njerezit rrezikonin te futeshin ne burg vetem pse shikonin Rai-n qe ishte i vetmi kontakt me perendimin. Pse ne Rai, asokohe nuk thuhej asgje per ne? Ismail Kadare, shkrimtari i famshem shqiptar, kandidat per cmimin “Nobel”, thoshte gjithmone se ne, prisnim nje sinjal qe nuk vinte kurre.

Shiko, Shqiperia… Politika nderkombetare eshte shume cinike. Eshte e tmerrshme, nuk ka zemer.

Sidomos per vendet e vogla.

Sidomos per vendet e vogla. Shqiperia ishte zhdukur nga harta gjeografike, sepse kishte regjimin me te mbyllur do te thosha. Mire apo keq, ne vendet e tjera edhe pse me shume veshtiresi dikush hynte, ndersa ketu jo. Pra ishte krejt e mbyllur. Me pak fjale, u leverdiste te gjitheve te thoshin…

Nuk krijonte probleme…

E sakte.

Ndryshe nga Gedafi, nuk hidhte ne ere avione …

Jo, nuk ndodhte asgje. Ishte nje problem…

Per popullin e tij.

E sakte. Meqenese sic e thashe, politika nderkombetare eshte shume cinike, nese ekziston nje popull qe vuan me keq per te. Kjo eshte dicka shume e dhimbshme, por… Mbyllja e regjimit shqiptar ishte vertet e tmerrshme. Per me shume se dy vjet u perpoqa… Une s’do te kisha ardhur ketu si revolucionar, sepse s’do te isha ne gjendje ta beja. Do te vija per te treguar cfare ishte Shqiperia. Per kete kishin frike. Sepse mjaftonte te shikoje, per te kuptuar. Mjaftonte te shikoje, s’do te hynin ne pune fjalet, mjaftonin pamjet. Do te kishin pare qe ne zemer te Evropes, dy ore larg me varke nga Italia, ishte nje vend qe komunizmi e kishte kthyer me shekuj te tere larg. Kjo s’u pelqente, prandaj nuk erdha.

Dua te tregoj dicka te rendesishme ketu ne studio, sepse nga Rai na krijohej pershtypja se ne Perendim, jeta ishte e lehte dhe e thjeshte.

Gabim.

Po, gabim. Te filmi “L’America” i Xhani Amelios, te cilin e kam intervistuar, eshte nje moment shume interesant. Kur ne nje makine shume refugjate shqiptare dhe nje italian po shkonin drejt detit, shqiptari po bisedonte me italianin qe ndodhej rastesisht atje. I thoshte se: -“Do te shkoj ne Itali, qe te behem futbollist i Juventusit”, pastaj tha: -“nese nuk behem futbollist, do te behem si Fabricio Frici. Ne jete s’mund t’i kesh te gjitha.”

Nuk e dija qe isha shume i njohur ketu, edhe pse kam vite ne televizion, por e dija qe njeriu me i famshem ishte Pipo Baudo, apo jo?

Sigurisht. Edhe ai eshte shume i famshem. Ka qene disa here ketu.

Sigurisht, por pse? Sepse shikohej “Varieta” e se shtunes mbrema, ose “Domenica in” dhe dukej nje bote e magjepsur. Ashtu si na dukej ne Amerika ne vitet ’50, pra ku gjithcka shndrit, por per fat te keq nuk eshte keshtu. Sepse Italia ka pasur dhe ka shume probleme. Eshte nje vend i mrekullueshem, ju jetohet mire, por qe ka disa pika te dobeta, faje te politikes disa dhjetera vjecare te Italise, po i paguajme edhe sot. Zbulova se ju keni raportin mes borxhit dhe prodhimit te brendshem bruto 54%, ndersa ne mund te jemi te 110%.

Jemi ende te rinj.

Keni ende kohe te prisheni. Por ne kemi probleme. Shume njerez, shume nga te famshmit “Bot people” kane mbetur te zhgenjyer, sepse prisnin nje vend…

Por disa jane integruar mire ne shoqerine italiane.

Tani po, absolutisht. Padyshim.

Fevziu: Dr.Vespa, cili eshte libri qe keni me shume perzemer?

Liber nga te mite?

Po, nga tuajt.

E kam te veshtire ta them. Ai qe ka pasur me shume sukses “Dashuria dhe pushteti” me ka afruar me shume me publikun femeror dhe jam i kenaqur. Por per shembull, libri i vjetshem “Udhetim ne Italine ndryshe”, shume njerez thone se eshte libri im me i mire, edhe pse eshte shitur me pak se “Dashuria dhe pushteti”. Pra e kam shume perzemer sepse ishte nje menyre e re rrefimi, pikerisht ne kete revolucion te madh politik me zgjedhjet e 2008.

Cili eshte emisioni qe ju ka lodhur me shume.

Emisioni qe kujtoj me me shume emocion eshte ai me telefonaten e Papes. Me emocionues ka qene ai per zgjedhjen e Papes ne 1978, Gjon Pali II dhe ai me vdekjen e papes.

Po e ndiqja dhe une “Porta a Porta”. Gjithashtu edhe une…

Duhet te them se… Falenderoj shume Providencen, qe me lejoi me 27 vite distance te tregoj castin e zgjedhjes dhe castin e vdekjes te atij Pape, i cili edhe nga kendveshtrimi personal, eshte nje figure e paharrueshme.

Edhe per ne ka qene nje shprese ne ditet e veshtira dhe te erreta te viteve te komunizmit. Ka qene Papa i pare, qe ka folur per shqiptaret.

Nese komunizmi ra, nje shtyrje te forte ia ka dhene edhe ai. Jo rastesisht dikush u perpoq ta ndalonte ne 1981.

Dhe s’ia doli mbane.

Nuk ia doli, sepse eshte dikush atje lart.

Lavdi Zotit. Gjate karrieres suaj 47-vjecare, ju ka frymezuar me shume apo qe ju eshte dukur me interesant.

Personaliteti me trondites, ne te gjitha kuptimet, ka qene Berluskoni, sepse ai e ka ndryshuar teresisht menyren e te berit politike.

Ne Itali por edhe ne Evrope, mendoj.

Po, ka ndryshuar menyren e te berit politike. Pelqehet apo jo, s’po u hyj atyre gjerave, por me siguri eshte personaliteti me i vrullshem. Sepse ne ne 2004 kishim pothuaj vetem nje parti, ish-Partia Komuniste e cila mund te fitonte zgjedhjet. Krejt papritur, kunder te gjitha parashikimeve, Berluskoni mori 47 % te votave. U be kryeminister. Mund te kete bere gabimet e tij, sepse mendonte se te qeverisje Italine do te ishte njesoj si te qeverisje nje televizion, por eshte pak me e nderlikuar. E kuptoi se kishte gabuar. Ka 15 vjet ne politike. Dhe eshte njeriu i vetem qe nga koha e Xholitit qe mundi Andreotin, Moron… Nga jetegjatesia i ka mposhtur te gjithe, pra eshte ne balle prej 15 vjetesh.

Edhe dy pyetje te tjera. E para: Do te ktheheni serish ne Shqiperi?

Sigurisht. S’do te jete e lehte, por absolutisht po. E lehte ne kuptimin qe mund te kthehem me lehtesisht kur te mos kem emisionin, pra per pushime. Me pelqen shume te kthehem. Dua te shoh me mire bregdetin e Shqiperise. Me pelqen te shikoj bregdetin qe eshte shume i bukur.

Dhe pyetja e fundit. Duhet te shpresoj une dhe te gjithe shqiptaret qe neper emisionet tuaja Shqiperia do te shihet me me shume dashuri?

Mendoj se kur te me bjere rasti per te folur per Shqiperine, do te flas ndryshe, sepse si kronist, me ne fund e preka Shqiperine dhe…

Pas 30 vjetesh.

Pas 30 vjetesh. Dhe duhet t’ju falenderoj juve qe me vute ne dispozicion nje program takimesh te nje niveli kaq te larte ne 24 ore, qe me lejuat ta njoh vertet, per sa eshte e mundur ne kaq pak kohe. Pra, faleminderit.

Ishte kenaqesi e madhe edhe per ne, te kishim ne studio njeriun qe kemi pare per vite me radhe, njeriun qe normalisht figura dhe zeri i te cilit ka qene i lidhur me renien e komunizmit, ndryshimin e Shqiperise dhe njeriun qe shohim cdo mbremje.

Faleminderit shume dhe urime per emisionin.

Burimi : Koha Jonë