kujdes mjeketMjeket dhe mesuesit rezultojne te jene kategoria me e stresuar deri me sot, ne vendin tone. Studimi eshte kryer nga Instituti i Shendetit Publik, i cili ka treguar se rreth 10 per qind e mjekeve dhe mesuesve gjate punes se tyre te perditshme, perballen me nje stres te larte qe ndikon ne shendetin e tyre mendor dhe fizik.

Studimi

Studimi me i fundit i Institutit te Shendetit Publik, tregon se stresi ne pune eshte faktori kryesor qe sjell pagjumesi, lodhje dhe jo rralle shkakton kancerin dhe vetevrasjet. “Individet qe kane stres te madh ne pune, kane probleme me te medha te semundjeve kardio-vaskulare, probleme te muskuko-skeletore, crregullime psikologjike, mund te kene me shume demtime gjate punes, kur kjo e fundit mbart rreziqe per aksidente.

Gjithashtu ka edhe studime te tjera, te cilat tregojne qe dyshohet se ka nje lidhje te madhe te stresit ne pune, me kancerin dhe vetevrasjet”, ka pohuar Erka Armusi, specialiste e ISHP-se. Studimi i Institutit eshte shtrire ne gjithe vendin dhe jane pyetur 500 individe qe i perkisnin fushes se arsimit dhe shendetesise. Te dhenat e studimit, treguan se niveli i stresit ne pune ishte me i larte tek mjeket, sesa tek mesuesit.

Shqiptaret

Organizata Boterore e Shendetesise ka treguar se shqiptaret jane te stresuar, per shkak te problemeve ekonomike, papunesise dhe varferise. Sipas te dhenave, me shume se 8 per qind e te intervistuarve ne shume qytete te Shqiperise, kane pranuar se gjate jetes se tyre kane kaluar probleme te shendetit mendor. Por, specialistet mendojne se perqindja eshte me e larte, pasi shqiptaret e kane shume te veshtire te pranojne se kane probleme me shendetin mendor.”Rreth 8 per qind e te intervistuarve, pranuan qe kishin perjetuar probleme te shendetit mendor. Problemet me stresin kane ardhur nga tranzicioni i gjate qe ka kaluar Shqiperia”, thuhet ne raportin e OBSH per Shqiperine. Ky i fundit tregon se rreth 75 per qind e te pyeturve mendojne se depresioni, stresi, ankthi, por edhe alkooli jane faktoret qe prekin me shume shqiptaret. Po sipas kesaj organizate, personat te cilet do te rezultojne te prekur nga semundjet mendore, duhet qe me patjeter te trajtohen nga specialistet. Personat qe vuajne nga problemet e shendetit mendor, trajtohen si jo te barabarte ne shoqerine tone. S. Isaku