Aksidenti ajror, nxirren trupat e 17 viktimave

Skuadrat e shpetimit kane nxjerre nga Oqeani Atlantik, trupat e 17 prej viktimave te aksidentit ajror qe ndodhi te henen e kaluar, kur nje avion i Air France u rrezua, duke shkaktuar vdekjen e 228 personave.

Marina franceze dhe ajo braziliane po bejne te pamunduren qe te nxjerrin te tjere trupa per t’ua kthyer familjareve, pavaresisht kushteve te veshtira atmosferike.

Nderkohe jane publikuar edhe foto, te pjeseve metalike te avionit qe kane dale ne siperfaqe te ujit, ku lexohet qarte logoja e Air France.

Nderkohe hetimet jane perqendruar ne funksionimin e keq te sensoreve qe masin shpejtesine, te cilet mund te kene ngrire.

Keshtu njoftoi nensekretari i Transporteve franceze, Dominque Bussereau