PASOK feston fitoren

Socialistet greke festojne fitoren e tyre te pare ndaj konservatoreve ne zgjedhjet per Parlamentin Europian qysh prej vitit 1994. Me rreth 50% te votave te numuruara ata kryesojne me 2.7% duke lene pas partine qeveritare ,ndersa diferenca pritet te rritet akoma deri ne masen 4%.

PASOK ka fituar qe te dale vendi nga kriza ,sepse vete qytetaret kerkojne nje ndryshim rrenjesor ,duke u ndehsur me problemet qe krijoi partia qeveritare demokracia e re,duke kerkuar transparencen,dhe duke luftuar korrupsionin,paaftesine dhe pabarazine sociale ka deklaruar kryetari i kesaj partie Jorgos Papandreu ne oret e vona te mbremjes.

Ne vend te trete jane renditur komunistet greke te cilet se bashku me ultranacionalistet qe kane rritur dinamiken e tyre, do te perfaqesohen me nga dy deputete perkatesisht ne parlamentin europian.

Per here te pare ne Greqi nje force e re politike e konsoliduar ne vitet e fundit , partia e Ambientalisteve te Gjelber,  ka kaluar cakun prej 3% dhe se bashku me te majten radikale do te kene nga nje perfaqesues secila ne Strasburg.

Karakteristike kryesore e zgjedhjeve greke eshte mospjesmarrja ,qe ka kaluar shifren prej 49%, dicka e pazakonte ne historine e zgjedhjeve ne Greqi.

Kompanite e sondazheve kete here pavaresisht se kane parashikuar fitoren e socialisteve ,nuk kane qene te besueshme persa i perket differences midis dy partive kryesore, si dhe mosrespektimit te rregullit te BE per mospublikimin e exit polleve pas mbylljes se kutive te votimit.