Nje tjeter zyrtar shqiptar kapet me droge

Gati nje muaj pas arrestimit te ish-sekretarit te dyte ne ambasaden shqiptare ne Shkup, tre shtetas te tjere shqiptare jane arrestuar ne Turqi per implikimin e tyre me ceshtjet e droges.

Te prangosurit, mes te cileve edhe nje oficer policie ne areportin e Rinasit, jane kapur ne Stamboll ne kushtet e flagrances, duke transportuar nje sasi droge, masa e te ciles nuk behet e ditur.

Nenkomisar Altin Murra, i diplomuar ne akademine policore turke, u kap se bashku me dy bashkekombasit e tij, Burhan Markeci nga Dibra, 39 vjec dhe Nalton Jacaj nga Tirana, i moshes 35 vjec.

Sipas te dhenava paraprake nga policia, te prangosurit ishin duke udhetuar me nje maune transportuese mallrash, shofer i te ciles ishte Burhan Markeci.

Behet e ditur se ata jane kapur pas pergjimeve telefonike nga ana e policise turke. Per shkak te verifikimeve qe po vijojne ende, policia nuk jep te dhena te tjera.

Ne fillim te majit Agim Haxhia, sekretar i dyte i ambasades shqiptare ne shkup u kap me 65 kilograme heroine. Zbulimi i tij si i perziere ne trafiqet e droges u krye serish pas pergjimeve telefonike.