kadareIsmail Kadare, poeti dhe romancieri, do të jetë sot në Universitetin e Palermos, në Itali për të marrë nga rektori i tij, Roberto Lagalla, titullin “Honoris Causa” në Shkencat e Komunikimit Social dhe Institucional.

PALERMO- Ai është zëri më i madh i letërsisë kontemporane shqiptare në botë, shumë herë kandidat për Çmimin ‘Nobel’ në letërsi, fitues i çmimit “International Booker Prize” dhe anëtar nderi i Akademisë Franceze. Ismail Kadare, poeti dhe romancieri, do të jetë sot në Universitetin e Palermos, në Itali për të marrë nga rektori i tij, Roberto Lagalla, titullin “Honoris Causa” në Shkencat e Komunikimit Social dhe Institucional. Ceremonia do të zhvillohet në Sallën “Magna dello Steri”, në orën 10.30. Programi parashikon edhe disa fjalime nga figura të rëndësishme të këtij universiteti si Michele Cometa, president i Fakultetit të Shkencave, leximi i motivacionit nga ana e profesorëve Patrizia Lendinara dhe Matteo Mandala dhe në fund një leksion i Kadaresë i titulluar: “Letërsia e një gjuhe të ndaluar”. Shkrimtari ynë i madh ka lindur në Gjirokastër, në vitin 1936, dhe është diplomuar për Letërsi në Universitetin e Tiranës. Studimet e tij i ka perfeksionuar në Universitetin “Gorkij” të Moskës”.
(s.g/GSH/BalkanWeb)