Kore e Veriut, caktohet drejtuesi i ardhshem

Nuk ekzistojne ende foto zyrtare te tij. Nuk eshte shfaqur kurre publikisht, por eshte lideri i ardhshem i Korese se Veriut eshte caktuar dhe behet fjale pikerisht per femijen e trete te Kim Jong-il, Kim Jong-un.

Pikerisht ky person eshte zgjedhur per te drejtuar regjimin komunist koreano-verior.

Sipas burimeve te sherbimeve sekrete te Washingtonit dhe Seulit per emrin e ri, tashme eshte gati edhe pseudonimi: “Lider inteligjent”.

Saga familjare tashme e ka nisur linjen e vet historike. Pas gjyshit Kim il-Sung, “presidentit te perjetshem” dhe babait Kim Jong-il “liderit te dashur”, tani del emertesa “lideri inteligjent”.

Kim Jong-un 26 vjec ka studiuar ne Zvicer dhe vleresohet si personi i duhur per te drejtuar vendin, krahasuar me dy vellezeret e vet me te medhenj.

Ai ka shfaqur kapacitete te larta te komandimit dhe drejtimit te vendit.