Berisha, vizite ne vendlindje pas 12 vjetesh

Pas 12 vitesh mungese, Kryeministri i Shqiperise dhe njekohesisht kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, shkel Tropojen per te çelur zyrtarisht fushaten elektorale te forces politike qe perfaqeson ne kete qytet.

Pas nje periudhe te gjate pa e vizituar Tropojen, Berisha ka planifikuar te udhetoje sot drejt qytetit me verior, qe njihet si nje nga bastionet e Partise Demokratike.

Duket se simpatizantet jane duke e pritur me mjaft entuziazem ardhjen e liderit Berisha ne vendlindje. Pa hyre ende ne qytet, qe ne Fierze arrin te shquash flamujt e Partise Demokratike, te cilet te shoqerojne deri ne qender te qytetit te Bajram Currit.

Ne qender eshte duke u zhvilluar sofra dardane me grupe folklorike nga trevat e Kosoves dhe te veriut te Shqiperise dhe kjo e ben me te veshtire te kuptosh qe atmosfera festive, e cila ka pushtuar qytetin, ka te beje me kete eveniment kulturor apo me ardhjen e Berishes.

Ne lokale dhe ambiente te ndryshme, teme e diskutimit eshte pa diskutim vizita e Berishes. Ne rruget e Bajram Currit, perveç posterave dhe flamujve ne mure, jane afishuar postera me mbishkrimin “Mireserdhe bir i Tropojes”.

Fakti qe kreu i selise blu, Sali Berisha, eshte lindur ne Tropoje dhe se ai mungonte prej 12 vitesh ne vendlindje, duket se i ka entuziazmuar banoret e zones. Rruget e mbushura me njerez te moshave te ndryshme, gjalleria qe ngjallte sofra dardane ne qytet, per nje çast te krijon pershtypjen se nuk je ne nje zone te thelle malore.

Ajo qe bie ne sy eshte prezenca e forcave te shumta te policise te ardhura nga Tirana e Shkodra dhe rruget kryesore jane pothuajse te gjitha te bllokuara per kalimin e automjeteve. Per simpatizantet e PD-se ne Bajram Curri ardhja e Berishes eshte historike.