Kartat, sot, afati i fundit i aplikimit

Per shtetasit qe nuk kane pasaporta, sot eshte dita e fundit e aplikimit per kartat e identitetit. Sipas Kodit Zgjedhor, shtetasit qe ne diten e zgjedhjeve, me 28 qershor, nuk disponojne pasaporten dhe karten personale te identitetit, nuk mund te ushtrojne te drejten e tyre te votes.

Kjo, sepse ne kod eshte percaktuar qarte qe prane komisionit te votimit mund te paraqitesh vetem me pasaporte ose karte identiteti dhe me asnje lloj dokumenti tjeter identifikimi. 15 qershori eshte percaktuar si afati i fundit per aplikimin e kartes se identitetit per ata shtetas qe nuk kane pasaporte, duke llogaritur keshtu qe koha e prodhimit te nje karte eshte te pakten 10 dite.

Keshtu qe te gjithe ata shtetas te cilet aplikojne sot, duhet qe kartat e tyre t’i terheqin nese do te jene gati para dates 28 qershor, per te pasur me pas mundesine e ushtrimit te te drejtes se votes. Pas dites se sotme, sipas vendimeve te nxjerra nga qeveria, mund te shkojne te aplikojne per kartat e identitetit te gjithe ata shtetas qe kane pasaporta por qe per arsye te ndryshme nuk kane mundur te aplikojne per kartat e identitetit.

Duke pasur parasysh se koha ne dispozicion eshte mjaft e paket, sepse vetem dy jave i ndajne shqiptaret nga dita e votimit, zedhenesi i Ministrise se Brendshme dje ju ka bere thirrje te gjithe shtetasve pa pasaporta te aplikojne prane sporteleve te caktuara ne njesite e tyre vendore per kartat e reja te identitetit.

Zedhenesi ka informuar nepermjet mediave se zyrat e aplikimit per kartat e identitetit do te jene ne dispozicion te qytetareve per 14 ore me radhe, pra do te jene te hapura nga ora 08:00 e mengjesit deri ne oren 22:00 te mbremjes, ku punohet edhe ditet e shtuna dhe te diela.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme ju ka bere thirrje te gjithe qytetareve te cilet kane aplikuar per kartat e identitetit qe te paraqiten prane sporteleve per t’i terhequr ato.

Sipas zedhenesit te kesaj ministrie, deri diten e djeshme kane aplikuar per leternjoftimin elektronik, apo siç thuhet ndryshe karten e identitetit, 135400 shtetas. Nga keto, jane prodhuar 1253000 mije leternjoftime, ndersa nga qytetaret, informon kjo ministri, jane terhequr 932500 karta identiteti.

ktualisht partite politike jane perfshire ne nje debat te madh per kartat e identitetit. Opozita pretendon se ky proces po shkon drejt deshtimit, duke u rrezikuar keshtu edhe zgjedhjet, sepse, theksojne drejtuesit e larte te opozites, PD-ja dhe mbeshtetesit e saj po shperndajne karta identiteti per mbeshtetesit e tyre ne shume raste edhe te falsifikuara. Pretendime keto qe jane hedhur poshte vazhdimisht nga mazhoranca dhe qeveria, e cila pretendon se procesi po shkon normalisht dhe aktualisht po ju shperndahen karta identiteti shtetasve pa pasaporta.