nga  Mirko Djordjevic

Të gjitha “përrallat” ballkanike zgjasin shumë, prandaj edhe duhet të kalojnë 100 vjet që t’i marrim vesh. Udhëheqësi legjendar i

radikalëve dhe kryet

serbia

ari shumëvjeçar i qeverisë serbe, Nikola Pasic, shumëherë e përsëriti këtë gjë.

Para deputetëve të Kuvendit Popullor, por edhe para përfaqësuesve të fuqive të mëdha, në mënyrë

festive dhe patetike: “Për ne çështja e Durrësit është çështje e daljes në det, e kjo pastaj është një çështje e jetës a vdekjes”.

Në vitin e largët 1913, vërtet vetëm shkurt, por ushtria jonë edhe hyri në Durrës – por as fati, as fuqitë e mëdha nuk na shkuan për shtati; u krye si u krye, sikur edhe shumëçka tjetër nga përrallat e gjyshit tim – i cili bashkë me ushtrinë ishte në Durrës, dhe historia vazhdoi rrugës, e ne malit. Apo, ndoshta ishte e kundërta? Sa për ngushëllim, nuk jemi vetëm ne serbët viktimë e vetme e mençurisë së trurit historik.

Kështu, pas njëqind vitesh, e tëra nisi në mënyrë shumë më prozaike. Shpejt, gjithnjë e më shpejt, po kryhet rruga Durrës-Prishtinë, kështu që serbët dhe shqiptarët do të mund të prekin brigjet e Mesdheut për më pak se dy orë. Kur kjo rysë të lidhet me “korridoret” në tokën e Serbisë, rruga nga Nishi deri në det do të jetë shaka – rreth gjashtë orë. Serbia, më në fund, doli në det – jo, s’është figurë kjo, por realitet: sepse, sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB, Kosova është në Serbi. E tëra varet se kush si e lexon këtë rezolutë – Ahtisaari e lexoi në një mënyrë tjetër.

Mirëpo,sido që të jetë, edhe serbët edhe shqiptarët dalin në det, po të kenë mend. Megjithëse, nga ana tjetër, mendja në Ballkan nuk e ka peshën e saj specifike – as te serbët as te shqiptarët.

Tani janë në provë jo vetëm shqiptarët dhe serbët, por edhe Evropa. Çfarë do të ndodh tutje, këtë nuk e dinë gjenitë e Kostunicës nga Drvengradi, të cilët nat’ e dit’ hapin sytë mbi librat qëndrim-vjetra të Tarabicit. Më mirë megjithatë të shikohet përpara sesa të luftohet edhe njëqind vjet – pohon faktet legjendare dhe kokëforta.

Fatkeqësia e jonë fshihet në diçka tjetër – ne më me dëshirë mbesim të lidhur për të kaluarën, për legjendën. Ne i kemi gjithë ato institucione – madje edhe një ministri – që merren me Kosovën, prandaj edhe qëndrojmë në vend. Ne ende s’jemi liruar nga magjitë dhe shkëlqimi i mesjetës, ndërkohë që kënga popullore vërehet qartë në diskursin e politikanëve tanë.

Këtë pjesën e dytë të rrëfimit e tregoi kush tjetër pos Radoje Domanovic, po ashtu para plot 100 vitesh. Kujt nuk i kujtohet ‘Stradija’ – ishte ky rrëfim edhe në lekturën shkollore – dhe ai i huaji i çuditshëm që erdhi nga bota në vendin e të parëve të tij të falshëm – në Serbi. I vizitoi personalisht të gjithë ministrat, Akademinë e Shkencave dhe Mitropolitin. Skena më e lezetshme është ajo kur i huaji kureshtar vjen në mbledhjen e Kuvendit Popullor.

Deputetët e dhomës së lartë po e aprovonin ligjin për rregullimin e flotës luftarake të shtetit të pazakontë, Stradija. I habitur tejmase, i huaji kureshtar i pyeti deputetët dhe ministrat : “Për ç’arsye po aprovohet ligji për rregullimin e flotës luftarake, kur Stradija ‘nuk ka dalje në det?’” Mori një përgjigje vërtet të çuditshme, se vërtet vendi s’ka dalje në det, porse “Vendi ynë, zotëri, dikur kufizohej me dy dete, ndërsa idealet tona popullore janë që Stradija të bëhet siç ka qenë dikur. E ne, siç po e shihni, po punojmë në atë drejtim”.

Vetvetiu është e nënkuptueshme që i huaji kureshtar nuk ishte i kënaqur, sepse nuk ndërtohet ardhmëria duke shkuar në të kaluarën. Mirëpo në Serbi-Stradija kështu ishte edhe para njëqind vitesh, kur Domanovic e publikoi satirën e njohur për shtetin e çuditshëm. Që nga ajo kohë e deri më sot, vetë dreqi personalisht u përkujdes që ta merrte shakanë me vete, ndërkohë që historia ecte përpara. (express)