Sateliti “Planck”, montohet syri teknologjik

Syri elektronik i satelitit “Planck”, pjese e Agjencise Europiane te Hapesires eshte vene ne funksion.

Kjo pajisje eshte shume e ndjeshme dhe nevojitet per te matur temperaturen e Universit si dhe per te studiuar misteret qe na rrethojne. Objektivi i misionit eshte te fotografoje Universin menjehere pas shperthimit te big beng-ut.

Aktualisht sateliti ndodhet 1.3 milione km larg Tokes dhe puna per te vene ne perdorim syrin teknologjik zgjati rreth 3 dite. Problemi me i madh i lidhjes ka qene momenti kur syri arriti tek sateliti qe ndodhej ne nje temperature 233 grade nen zero, cka mund te kishte shkaterruar kete projekt.