Sirena turke per Ervin Skelen

Skuadra nga e gjithe Evropa vihen ne radhe per te marre sherbimet e Ervin Skeles. Pista me e re per te ardhmen e mundshme te fantazistit shqiptar te Energie Kotbuz eshte ajo turke.

Sipas versionit “online” te gazetes “Bursa hakimijet”, skuadra e Bursasporit ka shfaqur interes per te marre sherbimin e futbollistit te Kombetares kuqezi. Skela ditet e fundit eshte bere objekt deshirash ne merkaton e futbollisteve evropiane, pasi ekipi i tij, Energie Kotbuz, ku ai ka milituar ne dy sezonet e fundit, ka rene tashme ne Bundesligen 2.

Mesfushori ishte i lidhur me kete klub me nje kontrate deri ne 2011-en, por qe kishte parashikuar edhe klauzolen: e vlefshme vetem per Bundesligen 1. Renia nga kategoria e zhvlefteson automatikisht kete kontrate. Prandaj ai eshte ne kerkim te nje ekipi, ku te mund te vazhdoje karrieren e tij.

Ai qe kembengul per te marre Skelen te Bursaspori ne kampionatin turk eshte trajneri Ertugrul Saglam, i cili ne kete menyre synon te perforcoje skuadren e tij ne prag te sezonit te ardhshem. Trajneri Saglam eshte ish-futbollist i famshem turk, i cili ka luajtur ne radhet e Samsungsporit dhe Beshiktashit, duke regjistruar edhe 26 ndeshje me Kombetaren dhe 11 gola te shenuar.

Me 2003-shin ka lene futbollin per te filluar karrieren si trajner. Pankina e tij e pare ka qene ajo e Samsungsportit ne sezonin 2004-2005. Me pas ne 2005-2007 u be trajner i Kaiserisporit dhe ne 2007-2008 i Beshiktashit, skuader nga e cila dha doreheqjen ne tetor 2008. Ai ishte ne pankinen e Beshiktashit ne humbjen historike qe turqit pesuan ndaj Liverpulit ne nentor 2007 ne Champions. Me 2009-en ka marre drejtimin e Bursasportit.

Se fundmi eshte perzgjedhur si nje prej trajnereve me premtues ne bote nga revista e mirenjohur sportive “Champions”. Bursaspori e ka mbyllur sezonin e fundit ne vendin e 6 ne kuoten e 56 pikeve. Por turqit nuk jane te vetmit qe interesohen per Skelen, pasi fantazisti eshte ne qender te vemendjes se 10 klubeve te tjera, duke filluar nga Bundesliga 1 gjermane (Mainc, Borusia Mynshengladbah), Bundesliga 2 (Tuz Kolbenc), Seria A italiane (Kaljari), Seria B (Torino) dhe kampionati grek i futbollit (Olimpiakosi dhe AEK-u i Athines). A. Manallari