Media italiane bën të ditur se të arrestuarit janë shtetas italianë, shqiptarë, tunizianë dhe marokenë. Droga kryesisht hashash e kokainë importohej nga Holanda drejt Italisë.

VENETO– Një operacion për shkatërrimin e një organizate të trafikut të lëndëve narkotike po kryhet në Veneto të Italisë. Media italiane bën të ditur se të arrestuarit janë shtetas italianë, shqiptarë, tunizianë dhe marokenë. Droga kryesisht hashash e kokainë importohej nga Holanda drejt Italisë dhe sipas hetuesve bëhej fjalë për një organizatë të mirfilltë në të cilën etnia kishte rolin e saj.