Administrata Obama, mbeshtetje per Ballkanin

Vendet e Ballkanit do vazhdojne te jene ne vemendje te administrates amerikane te drejtuar nga Presidenti Obama.

Kete e beri te ditur ndihmes sekretari i Shtetit per Europen dhe Euroazine, Filip Gordon. Ai tha se ne buxhetin e vitit 2010 do kete fonde te konsiderueshme per Kosoven.

“Shtetet e Bashkuara do ta mbeshtesin Kosoven ndersa ajo dyfishon perpjekjet per te ndertuar aftesite qeverisese, per te zhvilluar nje ekonomi te forte dhe krijuar ambientit e pershtatshem per investimet, si edhe te vazhdoje me ritme energjike krijimin e nje demokracie te konsoliduar dhe shume-etnike”, tha Gordon.

Duke folur per ndihmen amerikane, Gordon tha se buxheti per vitin 2010 per Ballkanin reflekton nje ribalancim qe vazhdon te ruaje fonde te konsiderueshme per Kosoven, rritje te ndihmes per konsolidimin e perparimit ne Shqiperi dhe Maqedoni, per fuqizimin e reformave ne Serbi dhe per t’u siguruar qe Bosnja-Hercegovina i rikthehet rruges drejt integrimit euro-atlantik.