Egjipti ankohet ne FIFA per fitoren e Brazilit

Nje dite pas humbjes ne kohen shtese, Egjipti paraqet nje ankese ne FIFA, duke pretenduar per fitore te parregullt nga ana e Brazilit.

Sipas egjiptianeve, arbitri Webb akordoi nje penallti pasi me pare kishte sinjalizuar per goditje nga kendi. Pasi ai komunikoi me anesorin ndryshoi mendim duke i dhene Brazilit nje 11 metersh te shnderruar ne gol nga Kaka. Trajneri i Egjiptit, Hassan Shehata e ka komentuar me ironi kete episod.

“Me aq sa e di une nuk ka asnje rregull qe ne futboll te perdoret prova televizive. Nuk po kundershtojme vendimin por menyren si arbitri e dha. Ndoshta rregullat kane ndryshuar dhe askush nuk na i ka thene”, shprehet Shehata. Ne vijim ai beri te ditur vendimin e federates per ta paraqitur ankesen ne FIFA.