Emigracioni, Athina dorezohet

Ka dite qe ceshtja e emigracionit te paligjshem eshte ceshtje e pare ne shtypin grek te shkruar, por edhe ne kanalet televizive.

E pafuqishme me per ruajtjen e kufijve te saj detare dhe tokesore, disa ore para samitit te larte te BE-se qe do te zhvillohet te enjten dhe te premten ne Bruksel, Athina zyrtare ka kerkuar ndihmen e anetareve te familjes europiane ne mbledhjen e Keshillit te Ceshtjeve te Pergjithshme te BE-se, qe u zhvillua Luksemburg.

“Ceshtja e emigracionit ilegal dhe trajtimi i saj kerkon solidaritet europian dhe administrimi i saj duhet te vertetohet ne vepra”, eshte shprehur Bakojanis.

Duke e konsideruar emigracionin e paligjshem si fenomen europian, ministrja e Jashtme Bakojanis ka kerkuar prej partnereve te saj, trajtim politik te ceshtjes, me shume anije europiane ne detin Egje per ruajtjen e kufijve si dhe ndihme ekonomike.

“Vendet nga te cilat ose kalojne ose vijne emigrantet ilegale te cilet problematizojne Europen sot jane kryesisht dy: Turqia dhe Libia. Pra duhet te kete nje politike konkrete ndaj ketyre dy vendeve”, theksoi ministrja.

Sipas shefes se diplomacise greke, ajo ka gjetur mbeshtetje te madhe nga shume vende te Mesdheut dhe nga Europa Qendrore e Veriore, por ka pasur edhe shume anetare te BE-se te cilet jane skeptike persa i perket ndihmes ekonomike qe kerkon Athina ne perballimin e fenomenit.

“Ka mberritur ne limit rezistenca e ekonomise, por edhe e shoqerise greke”, deklaroi zedhenesi i qeverise greke, Evaggelos Antonaros.

Nderkohe me ritme te shpejta ministrja e Brendshme po pergatit kater qendra te medha te pritjes se emigranteve te paligjshem, dy ne periferi te Athines dhe dy ne Greqine Qendrore.

Ne to thuhet se do te strehoen per 12 muaj, sipas ligjit grek, emigrantet ilegale, sidomos ata qe kane “zbarkuar” ne qendren historike te Athines, ashtu sic shprehen shume prej mediave vendase, por edhe prej banoreve te kryeqyetetit helen.