det anije te vogla_1Marina braziliane ka gjetur trupin e një viktime tjetër nga 228 personat që ndodheshin në bordin e avionit të kompanisë “Air France”, që u rrëzua në Oqeanin Atlantik më 31 maj. Numri i kufomave të gjetura deri tani ka arritur gjithësej 50. Ministri brazilian i Mbrojtjes, Nelson Jobim, deklaroi se kërkimet në det të hapur vazhdojnë.