KE, sot vendoset per strukturen ‘09-‘10

Kampionati i 71 i futbollit do te jete me 12 apo 16 skuadra? Kjo eshte pyetja e cila sot do te duhet te marre pergjigje perfundimtare nga Komiteti Ekzekutiv, i cili ne oren 11:00 do te mblidhet ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit.

Pro

Partizani, Elbasani, Lushnja e Bylisi, kater skuadrat te cilat rane ne kategorine e pare ne fund te sezonit qe sapo u mbyll, i kane varur shpresat e fundit per te rifituar Superioren te kjo mbledhje.

Menjehere pas berjes se ditur te verdiktit te edicionit te 70, ku disa ekipe te medha, qe kane shkruar historine e futbollit shqiptar, humben te drejten per te qendruar ne elite, gjithçka nisi si nje debat i deshperuar.

Por dita-dites, ajo perfshiu ne gjirin e saj shume prej anetareve te Komitetit Ekzekutiv, te cilet, me shprehjen e mendimeve “pro”, stimuluan mundesine per ta shnderruar ate ne nje kauze. Drejtuesit e Partizanit, Elbasanit, Lushnjes dhe Bylisit u bene sponsorizues te nje kerkese te firmosur me pas nga 12 klubet, qe iu dergua FSHF-se (Komitetit Ekzekutiv).

Ndersa ne ditet e kaluara, ne valle u perfshine edhe disa nga anetaret e Komitetit Ekzekutiv. Te pakten 6 nga 12 (11 plus sekretarin e pergjithshem) anetare te Komitetit Ekzekutiv, tre publikisht ne shtyp si Gjergji Thaka, Mehdi Bushati e Muhedin Targaj, dhe tre te tjere permes qendrimeve konfidenciale, jane shprehur hapur e ne mbeshtetje te ndryshimit te struktures se kampionatit nga 12 ne 16 skuadra. Kjo u ka dhene me shume shprese skuadrave te interesuara direkt per nje vendim ne favor te tyre.

Si shkak lehtesues mund te shihet edhe situata komprometuese e verejtur ne fund te sezonit, i cili ne njefare menyre mund te kete marre ne qafe pa drejte ndonje nga skuadrat e rena.

Kunder

Megjithate pengesa qe kane perballe eshte e madhe. Ajo eshte rregullorja e FSHF-se, ne baze te se ciles “ndryshimi i struktures mund te behet vetem nje vit para se te hyje ne fuqi zbatimi i tij”.

Per ata qe jane mesuar te respektojne rregullore, kjo pengese mund te konsiderohet thuajse e pakalueshme, nese nuk ekziston nje vullnet i mire.

Nje shembull per te (mos) u ndjekur vjen nga politika: ndryshimi i disa nga neneve themelore te Kushtetutes se Shqiperise nga Parlamenti. Nje nder ata qe insiston ne respektimin e rregullores, duke u shfaqur si kundershtar i vendosur i ndryshimit te struktures, eshte presidenti i FSHF-se, Armand Duka (i cili ne KE ka te drejten e vetem nje vote (te tijen). Numri nje i organit me te larte, ne dy prononcime te fundit eshte shprehur: “Une jam pro zbatimit te rregullave. Nuk mund te ndryshojne rregullat, kur ka mbaruar loja.

Struktura ndryshon nje vit para se te zbatohet. Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo qe kerkohet ketu, ndaj nuk mund ta pranoj nje kerkese te tille”. Ne krah te tij mund te rreshtohen edhe disa prej anetareve te Komitetit Ekzekutiv, mes te cileve mund te shquhet sekretari i pergjithshem i FSHF-se, Eduart Prodani.

Tensioni

Divergjencat mes paleve pritet te shkaktojne debate te ashpra mes anetareve te organit me te larte vendimmarres, pasi nje pjese e tyre jane pro ndryshimeve te struktures dhe jane gati te miratojne kerkesen e 12 klubeve per Superioren me 16 skuadra per sezonin e ardhshem.

Per here te fundit, nje kampionat me 16 skuadra ne Superiore, eshte luajtur ne sezonin 1998-1999 (kampion doli Tirana), por me pas sezoni i ardhshem u reduktua ne 14 skuadra.