Programi bën pjesë në strategjinë e gjerë italiane në mbështetje të zhvillimit të infrastrukturës, pjesë e së cilës ka qenë rruga Lushnje- Fier. Projekti Shkodër-Hani i Hotit ka një vlerë prej 25.329.730 eurosh.

TIRANE– Sot në Ministrinë e Punëve Publike, Tra-nsportit dhe Telekomunikacionit, zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të kontratës për ndër-timin e rrugës Shkodër-Hani i Hotit. Kompania e ngarkuar për realizimin e punimeve është shoqëria italiane ATI Claudio Salini S.p.a. & Salvatore Matarrese S.p.a., që do të nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë me një vlerë prej 25.329.730 eurosh. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës do të jenë të pranishëm ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, si dhe përfaqësuesi i firmës italiane, Claudio Salini. Programi bën pjesë në strategjinë e gjerë italiane në mbështetje të zhvillimit të infrastrukturës, pjesë e së cilës ka qenë rruga Lushnje- Fier, financuar nga qeveria italiane me një kredi të butë prej 21 milionë eurosh. Realizimi i këtij segmenti rrugor, si edhe ristrukturimi i Portit të Vlorës, janë pjesë e projektit të madh evropian ndërkufitar për përfundimin e disa akseve rrugore dhe fuqizimin e porteve, në kuadrin e krijimit të Korridorit VIII.