Poni: Kartat, sot afati i fundit

Nje milion shqiptar kane marre ne dore karten e identitetit. Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, beri dje me dije se vetem gjate dites se marte numri i personave qe kane terhequr karten e identitetit ka shkuar ne 24 mije gjate gjithe dites.

Afati i fundit per aplikimin e kartes se identitetit per personat pa pasaporte eshte dita e sotme deri ne oren 22.00. Ministria e Brendshme dhe kompania “Aleat” kane garantuar se shtetasit qe do te aplikojne per karten e identitetit me 18 qershor do ta kene ne dore ate diten e zgjedhjeve.

“Numri total i leternjoftimeve te prodhuara eshte 1 milion e 300 mije. Nga keto nje milion e 279 mije e 338 leternjoftime jane ne zyrat e shperndarjes dhe nga 1 milione e 300 mije 1 milione jane shperndare. Numri total i leternjoftimeve te terhequra vetem te marten eshte 24 mije e 233 qe tregon se eshte plotesisht e mundshme qe diferenca mes aplikimeve dhe leternjoftimeve te terhequra te shperndahet, te ezaurohet gjate ketyre diteve qe kemi, rreth 12-13 diteve”, tha Poni. Sipas Ministrise se Brendshme, deri me 16 qershor ne vend kishin aplikuar mbi 1.3 milione shtetas.

Ne faqen zyrtare te Ministrise se Brendshme ne internet jane publikuar emrat e shtetasve te pajisur me leternjoftimet elektronike. Pas dates 18 qershor, Ministria e Brendshme nuk garanton asnje shtetas qe do te marre leternjoftimin elektronik brenda dates 28 qershor.

Ende nuk dihet se cila do te jete zgjidhja per te votuar per personat te cilet nuk kane mundur te marrin karten e identitetit dhe qe nuk kane pasaporte. Ministria e Brendshme do te publikoje diten e premte te dhenat e plota sesa eshte numri i aplikuesve per kartat e identitetit, sa eshte numri i personave pa pasaporta, te cilet kane aplikuar per karten e identitetit dhe sa eshte numri i personave pa pasaporte, te cilet ende nuk kane bere aplikimin per dokumentin elektronik