meta fushe kruje_9Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte i pranishëm në një tubim elektoral në Fushë Krujë. Nën logon është Koha për Veprim, Meta u tha të pranishmëve se Fushë-Kruja do të votojë alternativën e LSI-së si alternativa e vetme, që do të nxjerrë vendin nga kriza dhe do të zhvillojë punësimin në vend.
Meta ”Të gjithë do të votojnë për të larguar qeverinë më të korruptuar, që ka njohur Shqipëria dhe vetëm vota për LSI-në do të nxjerrë vendin nga kriza dhe do të fusë Krujën, Fushë Krujën dhe të gjithë shqiptarët në punë.”
Sipas Metës, Plani për Veprim i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të dyfishojë pensionet, brenda 4 viteve si dhe do të aplikojë politika fiskale nxitëse për rritjen e prodhimit vendas.