Peshku “Pungitius pungitius” kopjon si njeriu

“Pungitius pungitius” eshte nje nga peshqit me te rralle te planetit per shkak te aftesive “kopjuese” qe ai ka.

Keto aftesi, te ngjashme me ato te njeriut, jane zbuluar nga dy grupe shkencetaresh te University of Durham dhe St Andrews University, sipas te cileve, ky lloj peshku gjendet kryesisht ne ujerat europiane. Peshku i vogel shikon me kujdes sjelljet e peshqve te tjere dhe vendos te ndjeke rrugen me te pershtatshme per te gjetur ushqim.

Per kete studim jane marre 270 ekzemplare te ndare ne tre grupe. Nga testet e kryera, rreth 75 % e peshqve kane treguar se studiojne me kujdes sjelljen e shokeve me me shume eksperience, duke vendosur me pas menyren e kerkimit te ushqimit.

Ky lloj peshku mund te kete nje sistem te sofistikuar social qe ka evoluar me kohen dhe eshte zhvilluar fale procesit selektiv. Ky zbulim perforcon idene se mekanizmat e ndryshem kulturore qe qendrojne ne themelet e teorise se evolucionit jane shume me te perhapur edhe ne qeniet jo humane.