berisha basha polloKëshilli i Ministrave miratoi sot një seri vendimesh për legalizimin e disa mijëra objekteve të banimit në Tiranë. Kryeministri u shpreh se procesi i legalizimit po shkon drejt fazës më të shpejtë dhe se mbi 150 mijë objekte janë përgatitur për këtë proces. Kryeministri tha se angazhimi i letrave me vlerë në procesin e legalizimit është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët.
“Janë 6 mijë familje të tjera, kryesisht në Tiranë, banesat e të cilëve legalizohen. Janë rreth 1300 familje, të cilave iu privatizohen banesat në Kombinat dhe tek ish shkolla e Partisë. E vërteta është që procesi i legalizimit po shkon drejt fazës më të shpejtë, pasi të përgatitura për proces janë mbi 150 mijë objekte. Në çdo mbledhje qeverie do të ketë disa mijëra. Angazhimi letrave me vlerë në këtë treg është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët, të cilët i kanë këto letra në xhep dhe tani kanë mundësi t’i shesin në treg të leverdishëm, sikundër është pritur shumë mirë edhe nga ata që do të legalizojnë shtëpitë e tyre, pasi kjo përbën një zbritje të qartë në çmimin e tyre.”