shpethimi shkoder kekaShpërthimi i automjetit, me të cilin udhëtonte i ka marrë jetën kryetarit të Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, Aleks Koka. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Sipas dëshmimtarëve okularë makina shpërtheu gjatë kohës, që ishte në lëvizje. Më pas mjeti mori flakë, ndërsa trupi i viktimës u gjet, i djegur jashtë tij. Ekspertë të policisë dhe forcave RENEA, janë duke hetuar mbi shkaqet e shpërthimit. Dyshimet e parë bëjnë fjalë për një rrjedhje të mundshme të gazit, në automjetin viktimës, çka mund të këtë shkaktuar edhe shpërthimin vdekjeprurës.