trikinelozaTrikineloza, nje semundje zoonotike qe vjen nga konsumi i mishit te derrit.
Trichineloza eshte nje semundje zoonoze qe shkaktohet nga disa krimba parazite, (nematod) te gjinise Trichinella. Trichinelat jene nje grup shume i madh parazitesh dhe kane nje shperndarje te gjere ne te gjithe boten. Shkaku klinik me i njohur ne njerez eshte T.spiralis qe merret nga konsumi i mishit te derrit.

Cikli i nfektimit fillon kur mishi bashke me larvat konsumohen dhe clirohen ne zorret e njeriut. Brenda 2-3 diteve keto larva maturohen, ndodh kopulimi, celin larvat e reja te cilat futen ne enet limfatike dhe prej andej ne enet gjakore keshtu ato perhapen ne te gjithe organizmin dhe vendosen sidomos ne muskulaturen e strijuar. Muskujt me perqendrim me te madh te larvave jane kembezat e diafragmes, muskujt mastikatore, ata te gjuhes, laringut, syve dhe nderbrinjore.
Larvat futen ne brendesi te fibrave muskulare marrin forme spirale dhe shnderrohen ne cist. Kur kalojne 6 muaj nga formimi cistet fillojne te kalcifikohen.

Trasmetimi tek njeriu ndodh nepermjet rruges orale, duke konsumuar mish te gjalle ose te gatuar pak i cili permban larvat e parazitit. Trichineloza nuk trasmetohet nga njeriu tek njeriu. Periudha e inkubacionit eshte ne pergjithesi rreth 8-15 dite, por mund te varioje nga 5-45 dite ne varesi te numrit te paraziteve te gelltitur.
Burimet e infeksionit ne njerez
Burim primar i infeksionit ne njerez eshte Trichinella spiralis. Mishi i derrit eshte shkaktari kryesor i patologjise duke saktesuar se mishi i derrit i gatuar pak eshte shkaku me injohur i infeksioneve humane. Gjithashtu dhe vendet e mbareshtimit te derrit mund te behen nje burim per infeksione ne njerez. Ndersa ne Itali dhe France tjeter burim i trichinelozes eshte ngrenia e mishit te kalit i cili infestohet nga T. britovi, apo ne vende te tjera konsumimi i kafsheve te egra ne vecanti arinj, por dhe karnivore te tjere.
Problemi i shendetit publik
Kjo zoonoze mund te paraqitet dhe si vdekjeprurese.
Kategorite ne rrisk jane kryesisht konsumatoret e mishit te gjalle dhe te gatuar pak, semundja paraqitet me e rende tek njerezit me moshe te vjeter.
Shenjat klinike te infestimit me Trichinela ne njerez
Egersia e semundjes dhe rrjedha klinike e saj do te varen nga:
Intesiteti i nfeksionit (numri I larvave te gelltitura)
Specia e Trichinelles
Faktore te lidhur me bujtesin si: mosha, seksi, epidemiologjia e grupit dhe gjendja imune.
Shume raste te Trichinelles mbeten subklinike dhe kjo ndodh per shkak te nje intesiteti te ulet te infestimit. Semundja mund te shfaqet ne forme te lehte, mesatare dhe te rende si dhe me raste qe vene ne rrezik jeten.
Trichineloza klinike klasifikohet ne dy sindroma:
Sindromi i hershem abdominal: fillon 2-7 dite pas infestimit dhe mund te qendroje per disa jave, ka te beje me zhvillimin e enteriteve. Pacientet ne kete faze shfaqin debulim, te vjella, anoreksi, ethe te moderuara, dhimbje barku, diare.
Sindromi i gjithesuar: shfaqet jave ose muaj pas sindromit abdominal, dhe ka te beje me reaksionet sistemike alergjike dhe inflamacionin e muskujve te skeletit dhe te indeve te tjera. Pacientet ne kete faze shfaqin vaskulite alergjike, qe manifestohen me hemoragji, dhe evidentohen qarte edema periorbitale dhe hemoragjite ne konjuktiva dhe nen thonj. Mialgjia dhe dhimbjet e muskujve jane te shpeshta. Eosinofilia persistente eshte shenje karakteristike pacientet shfaqin leukocitoze dhe rritje te vlerave te IgE, te kreatine kinases, dhe te laktat dehidrogjenases. Ne disa raste te trichinelozes pacientet mund te zhvillojne gjithashtu miokardite, pneumoni, encefalite si dhe komplikime te tjera serioze imuno varese.
Tek njerezit kuadri klinik varion nga infeksion asimptomatik deri ne raste te renda. Simptomatologjia klasike karakterizohet nga diareja (ne reth 40% te individeve te infektuar), dhimbje muskulare, debolim, djersitje, edeme e palpebrave te siperme, ethe dhe fotofobi. Shenjat klinike ne njerez shfaqen 2-3dite pas konsumimit te mishit te derrit te pa gatuar mire. Keto shenja debulim, te vjella, dhimbje barku, dhe diare. Keta persona duhet ti drejtohen kujdesit mjekesor me te ndjere keto shenja. Kontrollet fizike dhe laboratorike ne kete periudhe konstatojne ethe, dhimbje barku, dhe leukocitoze te lehte. Ne kete kohe tek njerzit mund te behen analizat e feces si dhe te nisi trajtimi nga goja me antibiotik me spekter te gjere veprimi. 3 jave pas infestimit tek njerzit shfaqen ndjenja e lodhjes, dhimbje koke, pa gjumesi, dhimbje muskujsh. Kontrollet klinike ne kete periudhe rezultojne me ethe, mialgji, edeme faciale dhe periorbitale, hemoragji te konjuktives bulbare dhe hemoragji poshte thonjeve. Analizat e gjakut dhe te serumit tregojne leukocitoze, eosinofili (35% dhe 42%), si dhe aktivitet te larte te kreatine kinases ne serum. Nga te gjitha keto shenja klinike edema periorbitale dhe eozinofilia jane tregues tipik te ifestimit me trikinela
Diagnoza
Konfirmohet shenjat klinike, provat laboratorike (eozinofilia dhe rritja e creatine fosfokinazes), serologjia si dhe me testet te cilat rezultojne positive per antitrupat kunder Trichinella sp.
Trajtimi
Mebendazole, Prednisolone dhe Aspirine, simptomat dhe eosinofilia gradualisht largohen, ndonese mbetet nje eosinofilia e lehte per 4 deri 6 muaj.

Parandalimi
Nje derr i infektuar duhet te trajtohet ne menyre te sakte keshtu parandalojme infektimin e njerezve dhe gjithashtu nuk lejojme perhapjen e trichinelozes ne kafshet e tjera. Derrat qe njihen si te infektuar nuk duhet te futen ne zinxhirin ushqimor te njerezve si produkte derri te freketa.

Trichineloza parandalohet nepermjet marrjes se ketyre masave higjeno-sanitare:
Mishi duhet te konsumohet vetem i gatuar mire, ne menyre qe larvat e pranishme te inaktivizohen ose te shkaterrohen nga nxehtesia (eshte e mjafshtueshme 1 minute ne 65ºC).
Ngjyra e mishit duhet te varioje nga roza deri ne te kuqe te erret.Derrat ne thertore duhet te kontrollohen nga veterineri per te paralajmeuar prezencen e parazitit ne mish.
Nese dihet qe mishi nuk i eshte nenshtruar testit trichinoskopik eshte mire qe te kaloje ne ngrirje per te pakten 1 muaj ne temperaturen -15ºC, nje ngrirje e gjate qe shkaterron larvat.
Derrave nuk duhet tu jepet per te ngrene mish i gjalle per ushqim dhe sidomos minj qe mund te jene te infestuar me parazite.
Ne rast se mishi pregatitet ne shtepi duhet te pastrohen mire mjetet e punes.
Kriposja, tymosja dhe pjekja ne furren me mikrovale nuk sigurojne vdekjen e parazitit.
Si mund te mbrojme familjen tone nga infektimi me Trichinella
Trichineloza mund te merret vetem duke ngrene mish te infektuar qe permban larva te gjalla te Trichinellave. Prandaj, masa parandaluese me e rendesishme eshte te supozojme se cdo mish derri eshte i infektuar dhe keshtu ta pregatisim duke e gatuar ne menyre te pershtatshme.

USDA rekomandon qe derri te gatuhet ne nje temperature uniforme 60 ºC per te pakten 1 minute. Ne pergjithesi konsumatoret e pregatisin derrin ne shtepi dhe prandaj duhet tu rekomandohet ta gatuajne ate ne temperaturen 71ºC temperature e cila ben qe larvat e pranishme te ngordhin. Gatimi me mikrovale mund te shfaqi dukurine e quajtur “pika te ftohta” ne mish dhe prandaj konsiderohet pak efektive ne vrasjen e larvave te Trichinelave.

Larvat e Trichineles vriten gjithashtu ne ngrirje, temperatura dhe kohezgjatja e e nevojshme varen nga trashesia e mishit. USDA rekomandon qe mishi me i holle se152 mm te ngrije ne temperaturen -15ºC per 20 dite, -23ºC per 10 dite ose -30ºC per 6 dite.
Kohet e fundit USDA dhe “Administrata e Ushqimit dhe Ilaceve” kane aprovuar rrezatimin gama te mishit te derrit per kontrollin e trichinelozes dhe te patogjeneve te tjere ushqimore. Pasi u aprovua nga industria e paketimeve (dhe eshte pranuar nga konsumatoret), nje shkalle e larte rrezatimi tek mishi i derrit mund te jete shume i efektshem ne mbrotjen e konsumatoreve nga ky parazit. Kjo lloj teknike perdoret tashme ne SHBA.