Ftesa e Metes, vetem Nano “po”

Sekretari organizativ i LSI-se, Luan Rama perseriti ftesen e nje dite me pare te kryetarit Ilir Meta drejtuar PS-se, disa ish-drejtuesve te saj nder vite, mes tyre dhe Nanos, si dhe disa partive te majta, per nje takim diten e hene.

“Asnjehere nuk eshte vone bashkimi per fitoren e se majtes dhe asnjehere nuk eshte vone bashkimi per te larguar Berishen”, ka theksuar Luan Rama.

PS, i ka dhene nje pergjigje te prere fteses se Ilir Metes per nje takim bashkepunues te henen dhe si forme te pergjigjes perseriti ate qe ka thene disa here kryetari i saj Edi Rama.

“Zgjedhjet e 28 qershorit jane historike per te ardhmen tone te perbashket. Ne e ftojme Ilir Meten t’i bashkohet apelit per te votuar Partine Socialiste”, deklaroi Tahiri.

Nje prej te ftuarve te zotit Meta ne takimin e se majtes, Servet Pellumbi i kontaktuar ne telefon nga Top Channel refuzon ftesen duke dhene dhe arsyet.

“Nuk jam ne Tirane, por edhe po te isha nuk do te merrja pjese, sepse eshte nje ftese e vonuar, ka prapamendim dhe sipas mendimit tim ka qellim te perfshije Fatos Nanon ne fushaten e LSI-se. Metes i kam bere thirrje disa here per bashkepunim madje i kam ofruar edhe nje pakt social, per bashkepunim para se te krijoheshin koalicionet dhe ai ka refuzuar. Tani qe Meta ka konsumuar te gjitha mjetet e luftes ndaj PS-se, kerkon nje takim bashkepunues qe per mendimin tim eshte krejt pa efekt”, deklaroi Serveti.

Ish-kryetari i PS-se, Fatos Nano dhe nje prej te ftuarve te Metes ne takimin e se majtes thote per Top Channel se do t’i pergjigjet pozitivisht fteses duke dhene dhe arsyet.

“Do te jem i pranishem ne kete takim, pavaresisht se nuk e kam marre ftesen, por kam ndjekur prononcimin e zotit Meta. Do t’i pergjigjem pozitivisht fteses sic do t’i pergjigjesha cdo ftese qe ka per qellim bashkimin e se majtes. Asnjehere nuk eshte vone per tu bashkuar”, eshte shprehur Nano.

Ndersa profesor Rexhep Meidani, thote se nuk ka dijeni per nje ftese te tille, ndersa burime te sigurta prane tij konfirmojne se ai nuk ka ne plan t’i pergjigjet pozitivisht fteses.

Burimet nuk thone gjithashtu arsyet. Nje nga aleatet natyrale te PS-se, Skender Gjinushi i kontaktuar ne telefeon nga Top Channel thote se do ta refuzoje ftesen e kryetarit te LSI-se.

“Ftesa e Metes eshte nje taktike mashtruese dhe deshperuese. Elektorati tani do te bashkohet vetem duke votuar koalicionin ‘Bashkimin per ndryshim’, per te garantuar fitore dhe stabilitet qeverises”, theksoi Gjinushi. Nje tjeter aleat i PS-se, qe eshte perfshire ne ftesen e Metes eshte edhe kryetari i PDS-se Paskal Milo.

I kontaktuar ne telefon nga Top Channel, Milo thote se ka nje arsye teknike qe nuk do te marre pjese, sepse do te udhetoje drejt Strazburgut. Por ka dhe nje arsye tjeter.

“Mendoj qe iniciativa te tilla kane vlere para se te krijohen koalicionet. Tani eshte vone, nuk prodhon asgje. Jane te dobishme, por vetem si ide”, tha Milo.

Si perfundim ne takimin e dites se hene perjashtuar krereve te koalicionit te Ilir Metes, i vetmi qe do t’i pergjigjet pozitivisht kesaj ftese eshte ish-kryetari socialist dhe ish-kryemnistri Fatos Nano.