Milano, shqiptari proteston mbi vinc

Nje shqiptar me banim ne Milano ka menduar per nje forme mjaft te vecante proteste.

Ai ka hipur ne nje vinc ne qender te qytetit verior te vendit fqinje rreth ores 21:30. Ngjarja ndodhi ne sheshin “Meda“ ku shqiptari hipi ne vincin rreth 40 metra te larte dhe u ka bertitur pompiereve dhe policeve se do te zbriste pas 24 oresh.

Motivet e ketij veprimi nuk jane bere te qarta ende por paraditen e sotme ai ka zbritur nga vinci dhe eshte denoncuar nga policia per kete gjest. Mendohet se shqiptari, emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte shtyre drejt ketij veprimi per shkak te kushteve te keqija ekonomike dhe familjare.