Pergjaket Teherani, 19 viktima, dhjetra te plagosur

Tensionohet situata ne Iran ku mbeshtetesit e ish kandidatit presidencial, Musavi vazhdojne te kerkojne largimin e presidentit te rizgjedhur, Mahmud Ahmadinexhad.

Gjate oreve te mbremjes mijera protestues jane perplasur me forcat e rendit dhe sipas televizionit amerikan CNN numri i viktimave eshte 19. Por bilanci i perleshjeve mund te jete shume here me i madh pasi mendohet se kjo perleshje ka shkaktuar rreth 150 te vdekur.

Sipas CNN dhe “International Campaign for Human Rights in Iran” numri i viktimave dhe i te plagosurve nuk eshte mesuar ende, por dhjetra manifestues te plagosur jane shtruar ne disa nga spitalet e kryeqytetit.

Nderkohe, televizioni iranian i shtetit drejton gishtin e akuzes ndaj atyre qe i quan persona pergjegjes per keto trazira. Sipas ketij televizioni, trazirat jane nxitur nga grupe te ndryshme qe veprojne jashte vendit dhe kane per qellim rrezimin e Republikes Islamike te Iranit. Akuza kryesore shkon per muxhahedinet e Khalkilit, qendra e te cileve ndodhet ne Britanine e Madhe.

Protestat ne Teheran kane nisur qe ne daten 12 qershor kur Mahmud Ahmadinexhad shpalli fitoren ne zgjedhjet presidenciale me me shume se 60 % te votave.