policia hetim vrasjeKambisti 40-vjeçar, nuk ka patur më shumë se 300 paund në xhepa, kur është grabitur dhe sulmuar më pas për vdekje nga dy persona, profili i të cilëve është krijuar nga policia. Dëshmitë e marra nga kolegë të kambistit kanë vërtetuar se ai ju kishte kërkuar shokëve të tij 300 paund në formën e borxhit, por në ralitet askush nuk ka patur dijeni se sa para ka patur me vete momentin e agresionit. Ky është dhe inforamcioni që policia ka bërë të ditur për TV Klan. Po kështu nga dëshmitarët okularë në vendngjarje, policia ka arritur të mësojë dhe mbi autorët, si veshjën e tyre tërësisht me të zeza, me kapele, apo dhe moshën e vrasësve. Kambisti jetonte në këtë pallat, hyrja e të cilit ka një pamje thuajse të padukshme nga hyrjet e tjera të populluara. Ky terren ka shërbyer edhe më shumë për grabitësit, të cilët kanë vepruar të qetë dhe janë larguar pa u diktuar. Zyrtarë të lartë të policisë thanë se janë afër identifikimi të autorëve dhe se ngjarja shumë shpejt, pritet të zbardhet. Ndërsa babai i katër fëmijëve ka mbetur viktimë e një grabitjeje, familja e tij nga Shkodra është shpërngulur për të mos u kthyer më në këtë pallat.