nano metaPërfaqësues të së majtës janë mbledhur në një takim të përbashkët për të bashkëpunuar në mbrojtje të standarteve të zgjedhjeve më 28 qershor dhe largimin e kryeminsitrit Berisha nga pushteti. Thirrjes së bërë ditë më parë nga kreu i Lëvizjes Socialsite për Integrim Ilir Meta i është bashkuar ish-lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe Kryetari i PSV 91 Petro Koçi, ndonëse takimi është bojkotuar nga kreu i socialistëve Edi Rama. Takimi i përfaqësuesve të majtë është shoqëruar me një deklaratë të përbashkët, qëllimi i së cilës synon fitoren e së majtës dhe krijimin e frymës së bashkëpunimit. Për kreun e LSI-së Ilir Meta, pavarësisht mungesës së zotit Rama në takim, ftesa drejtuar ndaj tij dhe PS-së mbetet e hapur.
Meta “Bashkëpunimi për standartet e zgjedhjeve që janë të rrezikuara, ftesa mbetet e hapur dhe i ftojmë të reflektojnë. I ftoj komisionerët e PS-së dhe ata të LSI-së të koordinojnë punën për të mbrojtjur standartet e zgjedhjeve. Nuk bëhet fjalë për karrierën e kujto, apeloj për të reflektuar në drejtim të kësaj inciative bashkëpunimi dhe kjo frymë i shkon për shtat të majtës fryma e arrogancës nuk i shkon koalicion pas zgjedhjeve me PS.”
Për ish-liderin historik të selisë rozë Fatos Nano bashkëpunimi i së majtës socialiste dhe largimi i Berishës nga pushteti është qëllimi i përbashkët që del mbi çdo interes tjetër.
Nano “Qëllimi i përbashkët është të largojmë Berishën nga pushteti që u kthye aksidentalisht në pushtet. Mënyra foshnjarake e përgjigjes së kësaj ftese, e cila nuk mund të neglizhohet në përpjekje për të bashkuar të majtën, kur mosha e referencës të çon tek Obama.”
E njejta ftesë drejtuar gjithë faktorit politik të majtë për të qenë i bashkuar në këto zgjedhje erdhi dhe nga kreu i PSV 91 Petro Koçi.
Në qendër të deklaratës palët dolën me një vullnet politik të përbashkët që i angazhonte për kontribut në ndërprerjen e diversionit brenda së majtës dhe krijimin e një fryme bashkëpunimi për ta rikthyer të majtën në pushtet më 28 qershor.