rama farke_2Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar takimet e tij elektorale në disa lagje të kryeqytetit si në Kodrën e Priftit, Sauk, Shkozë dhe në njësinë numër 2. Gjate takimeve Rama ka vënë theksin tek domosdoshmëria e një qeverisjeje qendrore me një vizion të ri. Kryesocialisti deklaroi se shumë probleme që në dukje janë probleme lokale janë në të vërtetë probleme qeveritare, të cilat pa ndryshuar qeverisjen nuk mund të zgjidhen. Para banorëve të zonave informale Rama ka premtuar pasqyrimin e modelit të suksesit të Tiranës në të gjithë vendin. Gjatë takimeve që kreu i selisë rozë ka patur me banorët, ai i ka kërkuar të mos mashtrohen për herë të dytë.
rama në Laç
Më tej kreu i Selisë rozë zhvilloi një takim eleKtoral në qytetin e Laçit. Gjatë fjalës së tij kryesocialisti Rama u ndal tek 28 qershori, duke e cilësuar atë si ditën kur demokratët dhe socialistët duhet të bashkohen për fatet e këtij vendi.
Rama “Në 28 qershor nuk është dita për të menduar dasitë kush është i djathtë apo i majtë, kush është demokrati apo socialisti, ne vuajmë nga varfëria, korrupsioni, është dita për të menduar si të bëhemi bashkë.”
Duke folur mbi bashkimin e qytetarëve Rama tha se më 28 qershor nuk do të humbin qytetarët demokratë por sipas tij klasa e pushtetarëve.
“Në 28 qershor nuk do të humbin demokratët e thjeshtë por një grusht njerëzish në pushtet, të cilët kanë zënë vendin.”
Në përfundim Rama i bëri apel qytetarëve për lënien pas paragjykimeve dhe flamujve të partive.